LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja reagon pasi Netanyahu tha se është kundër themelimit të shtetit palestinez

SHBA-ja reagon pasi Netanyahu tha se është kundër themelimit të shtetit palestinez

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden i është përgjigjur kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut.

Ky i fundit kishte deklaruar se Izraeli është kundër krijimit të një shteti palestinez.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatgjata [të Izraelit] për të ofruar siguri të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatshkurtra të rindërtimit të Gazës, të vendosjes së qeverisjes dhe të ofrimit të sigurisë në Gaza, pa themelimin e një shteti palestinez”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.


Netanyahu u mburr se i kishte qëndruar presionit amerikan në të kaluarën dhe tha se ata që flasin për një epokë post-Netanyahu, po i referohen asaj në të cilën do të krijohet një shtet palestinez, duke sugjeruar sërish se vazhdimi i qëndrimit si kryeministër është ajo që qëndron në mënyrën e zgjidhjes me dy shtete.

Miller thotë se në takimet me liderët arabë gjatë udhëtimit në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken arriti të sigurojë angazhime nga vendet në rajon të cilët thanë se “do të merrnin pjesë në rindërtimin e Gazës, se do të merrnin pjesë në krijimin e qeverisjes së Gazës të udhëhequr nga palestinezët, por se ata do ta bënin këtë vetëm nëse do të kishte një rrugë të qartë për krijimin e një shteti palestinez.

“Ekziston një mundësi historike me të cilën duhet të merret Izraeli… dhe ne shpresojmë se vendi do ta shfrytëzojë atë mundësi”, shton ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori