Në një epokë të karakterizuar nga përparime të shpejta në botën e biznesit dhe me ndryshime të vazhdueshme të cilat kërkojnë përshtatje dhe fleksibilitet, nevoja për të pasur një ngjarje në kryeqytetin tonë ku shkëmbehen ide biznesi dhe prezantohen vizione nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Prandaj, kemi kënaqësinë të prezantojmë Forumin më të madh të biznesit në Kosovë, “Kosova Business Forum”, një platformë kombëtare e përvitshme, ku mirëpriten dhe zhvillohen ide nga të gjithë grupet e interesit.
Nën temen kryesore “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes” ky Forumi i Biznesit në Kosovë do të jetë një platformë prezantuese për mundësi konkrete investimi, duke demonstruar se si komuniteti i biznesit mund të anagzhohet në mënyrë aktive në realizimin e këtij vizioni.
“ Nën moton “ Fuqizim i atyre që sjellin ndryshime” / “Empowering Change-makers” , Kosova Business Forum do te bashkojë aktorë të ndryshëm, duke përfshirë liderë biznesi, ekspertë, analistë dhe politikëbërës, me fokus në sfidat dhe mundësitë ekonomike të Kosovës, duke theksuar rolin kryesor të sektorit privat. Ne synojmë të nxisim dialogun transparent, të frymëzojmë ndryshime pozitive dhe të inkurajojmë veprime konkrete për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke treguar konsideratë për të gjithë grupet e interesit. Ky është vetëm viti i parë i një forumi të biznesit që ne synojmë që të bëhet i përvitshëm dhe të jetë eventi ekonomik kryesor kombetar në Kosovë dhe jo vetëm.” – u shpreh Astrit Panxha, Drejtor Ekzekutiv i Kosova Business Forum.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë dhe të jeni pjesë e diskutimeve drejt një Kosove biznesore. Ky forum do të mbahet nga data 23 deri më 25 janar 2024 në ambientet e Hotel Emerald, organizuar nga AE Consult, në partneritet me Komunen e Prishtinës dhe mbeshtetjen e IFC dhe UN WOMAN.
Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Forumin e Biznesit të Kosovës, ju lutem klikoni në butonin “Regjistrohu” i disponueshëm në linkun e mëposhtëm: https://kosovabusinessforum.com/register/ për ta kompletuar regjistrimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë