Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po dëshmon dëshmitari i radhës me kodin W04489, i cili është i 41-i sipas listës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ky dëshmitar po jep dëshminë brenda kontekstit të procesit gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Prokurori Matt Halling në përmbledhjen e tij bëri të ditur se dëshmitari ka lidhje familjare me një prej viktimave që dyshohet të jetë marrë dhe zhdukur në Drenoc.
“Dëshmitari do të japë detaje rreth aktiviteteve të fundit të viktimës para zhdukjes së saj, përvojat e tij personale kur e pa për herë të fundit dhe hapat e ndërmarrë nga familja për të zbuluar fatin e të zhdukurit”, u tha gjatë seances.
Ndërsa prokurori theksoi nevojën për kalimin e procedurës në mbyllje të seancës për shkak të karakteristikave të pyetjeve dhe për të respektuar masat mbrojtëse që janë vendosur për dëshmitarin.
Trupi gjykues, i drejtuar nga gjyqtari Charles Smith III, miratoi kalimin në një seancë të mbyllur.
Prokuroria ka parashikuar një orë për të pyetur dëshmitarin, ndërsa avokatët e viktimave dhe mbrojtja e të akuzuarve kanë caktuar 15 minuta dhe 7 orë përkatësisht.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti dhe deri tani kanë dëshmuar 37 dëshmitarë të prokurorisë, ndërsa në total, ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.
Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.
Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen