LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Vendet arabe nuk duan ta rindërtojnë Gazën nëse ajo do të rrafshohet

Blinken: Vendet arabe nuk duan ta rindërtojnë Gazën nëse ajo do të rrafshohet

Vendet arabe nuk janë të prirura të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës nëse rajoni sërish do të rrafshohet, ka thënë Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

Antony Blinken ka theksuar se kishte një “ekuacion të ri” në Lindjen e Mesme, ku fqinjët arabë dhe myslimanë duan ta integrojnë Izraelin në rajon, por janë të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez.

Ai tha se si shtetet arabe ashtu edhe Uashingtoni besojnë se derisa të trajtohet kjo çështje, as Izraeli dhe as rajoni nuk do të kenë paqe, stabilitet dhe siguri.


Sullivan: Paqja izraelito-palestineze mund të arrihet në një kohë të afërt
Lexo po ashtu Sullivan: Paqja izraelito-palestineze mund të arrihet në një kohë të afërt

“Duhet të zgjidhni çështjen palestineze”, tha Blinken për CNBC, raporton skynews.

“Vendet arabe po e thonë këtë… Shikoni, ne nuk do të hyjmë në biznesin, për shembull, të rindërtimit të Gazës, vetëm për ta rrafshuar sërish pas një viti apo pesë viteve dhe më pas do të na kërkohet ta rindërtojmë atë”.

“Ju tani jeni në një pozitë, ku, përsëri, vendet arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, janë të përgatitura të bëjnë gjëra pozitive në marrëdhëniet e tyre me Izraelin që nuk ishin të përgatitur t’i bënin kurrë më parë”, shtoi ai.

Vetëm një javë më parë, Blinken solli një marrëveshje të përafërt me Izraelin, ku fqinjët do të ndihmonin në rehabilitimin e Gazës dhe do të vazhdonin integrimin ekonomik me Izraelin, por vetëm nëse izraelitët do të lejonin të krijohej shteti i pavarur palestinez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Botë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori