LAJMI I FUNDIT:

Interi tregon dhëmbët edhe njëherë, fiton me pesë gola si mysafir i Monzas

Interi tregon dhëmbët edhe njëherë, fiton me pesë gola si mysafir i Monzas

Interi shënoi fitore ndaj Monzas si mysafir me rezultat 5-1 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.

Lideri e nisi fuqishëm ndeshjen duke shënuar dy herë që në start.


Fillimisht Interi fitoi penallti në minutën e 10-të, ku Hakan Calhanoglu ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Në minutën e 14-të, Federico Dimarco asistoi te Lautaro Martinez që shënoi për 2-0.

Monza shënoi me Matteo Pessinan, që gjeti rrjetën me kokë, por që goli u anulua me VAR.

Me të filluar pjesa e dytë,  Marcus Thuram asistoi te Calhanoglu që shënoi për 3-0, duke i dhënë vulë këtij takimi.

Krejt çfarë bëri Monza ishte një gol me Matteo Pessinan nga penalltia për 3-1, por që nuk arritën ta hapnin më takimin.

Lautaro Martinez edhe njëherë u shkrua në listën e shënuesve, kur gjeti rrjetën në minutën 84-të për 4-1.

Nuk do të kishte kuptim nëse në këtë ndeshje nuk do të shënonte edhe Marcus Thuram që gjeti rrjetën për 5-1.

Interi me këtë fitore mbetet në vendin e parë dhe shton epërsinë ndaj Juventusit në pesë pikë, me Zonjën e Vjetër që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore