Me lakuriqësinë e tepruar dhe dhunën e egër, filmi origjinal Road House u hodh poshtë si “i turpshëm”, “idiotik” dhe “i keq” – që nga premiera. Ribërja e tij është propozim i çuditshëm.
Nga: Geoffrey Macnab / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com
Tashmë e dini tregimin. Një endacak misterioz arrin në luginë. Një baron i bagëtive terrorizon banorët vendas. Endacaku çon krye përballë zuzarit dhe bandës së tij. Është një tregim që është thënë dhe ritreguar pafund gjatë viteve, që është kornizë e filmave të panumërt vestern dhe me samurajë. Në vitin 1989, Road House e solli këtë ndërthurje mbi këtë formulë të vjetër. Në vend të heroit tradicional kauboj, si protagonist ka një belaxhi (Patrick Swayze). Sillet nëpër qytet me një veturë Buick të vjetër e të lodhtë (të cilin menjëherë e ndërron me një Mercedes shumë më të hijshëm). Si premisë, është fitues i njohur për këdo që ka parë filmat Shane ose A Fistful of Dollars. Por, me gjithë pëlqimet që ka marrë Road House, filmi gjithashtu është përballur me tallje.
“Sisët dhe bombat” [Boobs and bombs] ishte mënyra se si producenti Joel Silver (titujt e tjerë të filmave të tij si producent përfshijnë Die Hard dhe The Matrix) e përmblodhi filmin. Ishte vërtet një mishmash shumë i çuditshëm. Road House u realizua nga regjisori mesatar Rowdy Herrington, sipas stilit të një videoklipi të famshëm të MTV-së ose një episodi të serialeve të krimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar – por me disa lakuriqësi shtesë. (Kjo përfshin pamjen kalimtare të të pasmeve të Swayzet dhe skenat në të cilat burrat e pandershëm ua ofronin të dehurve vendas mundësinë për të puthur gjoksin e grave të tyre.) Momentet e dhunës ekstreme ndërthuren me skena të papërshtatshme të misticizmit të ngjashëm me Zen budizmin. Road House përfundoi duke marrë pesë nominime Razzie për filmin më të keq të vitit, duke përfshirë filmin më të keq dhe aktorin më të keq (për Swayzen).
Edhe mbrojtësit e filmit pranojnë se është artefakt thelbësor i viteve tetëdhjetë. Skenat e lezetshme të seksit. Flokët e gjata. Muzika rok (pjesa më e madhe e saj vjen nga bluzmeni i verbër kanadez Jeff Healey që interpreton prapa një gardh të telit teksa hidhen shishet e birrës). Ka kaluar një kohë e gjatë për skenat e tilla. Kjo është arsyeja se pse edhe në letër duket kaq e çuditshme që regjisori i filmit Bourne Identity, Doug Liman, ka kërkuar të ribëjë filmin për audiencën moderne. Versioni i tij, me Jake Gyllenhaalin në rolin kryesor, do të shfaqet në Prime Video në mars. Por, modernizimi i një shembulli të tmerrshëm të mungesës së arsyes, të ekseseve të zhveshura dhe të vjetruara të kinemasë së zhanrit të viteve 1980, mund të jetë një betejë të cilën do ta humbiste edhe belaxhiu Swayze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje