LAJMI I FUNDIT:

Çfarë armë posedon Houthi dhe nga i merr furnizimet?

Çfarë armë posedon Houthi dhe nga i merr furnizimet?

Përpos me anije dhe helikopterë, Houthit kanë qenë të pajisur me drone ashtu edhe me raketa në sulmet e tyre të fundit në Detin e Kuq.

Mjetet ajrore pa pilot (UAV) ose të ashtuquajturat “dronët kamikazë” janë përdorur nga grupi Houthi për të sulmuar anijet amerikane dhe britanike në transportin komercial, transmeton Telegrafi.


Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen
Lexo po ashtu Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Houthit kishin mobilizuar më parë dronët Qasef si dhe Samadët me rreze më të gjatë veprimi.

Pjesa më e madhe e këtyre armëve të përmendura janë blerë nga Houthi për t’u përdorur në konfliktin e tyre të gjatë me Arabinë Saudite.

Kush janë Houthi-t?
Lexo po ashtu Kush janë Houthi-t?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore pohojnë se Irani po i furnizon forcat Houthi me drone dhe me teknologji më të avancuar raketore.

Në dhjetor të vitit 2019, SHBA-ja tha se marina e saj kishte përgjuar një anije në Detin Arabik që ishte e furnizuar me raketa lundrimi nga Irani të destinuara për rebelët jemenas. /Telegrafi/