LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Sulmi ndaj Houthi

Zhvillimet rreth sulmeve amerikane dhe britanike ndaj Houthi-ve dhe reagimet pas tyre

Përditesuar 12/01/2024 07:00

Aeroplanët, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike sulmuan objektivat në të gjithë Jemenin si hakmarrje për sulmet e Houthive ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke zgjeruar konfliktin rajonal të shkaktuar nga lufta e Izraelit në Gaza.

Dëshmitarët konfirmuan shpërthimet në të gjithë vendin, duke thënë se objektivat ishin një bazë ushtarake pranë aeroportit Sana’a, një post ushtarak pranë aeroportit Taiz, një bazë detare në Hodeida dhe pozicionet Houthi në provincën Hajjah.


Houthit e mbështetur nga Irani njoftuan se pesë luftëtarë u vranë në gjithsej 73 sulme ajrore dhe u zotuan të hakmerren dhe të vazhdojnë sulmet ndaj anijeve në mbështetje të palestinezëve në luftën e tyre kundër Izraelit.

Më poshtë lexoni rreth të gjitha zhvillimeve rreth sulmeve amerikane dhe britanike mbi Houthi-t në Jemen:

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "01-15-2024 10:01:34" ["time"]=> string(16) "15/01/2024 10:01" ["update"]=> bool(false) } 15/01/2024 10:01

Presidenti i Iranit kritikon sulmet e SHBA-së kundër Houthi-ve

Presidenti iranian Ebrahim Raisi kritikoi të dielën sulmet e fundit të SHBA-së në Jemen gjatë një telefonate me një zyrtar të lartë Houthi, duke pretenduar se ato zbuluan “natyrën agresive” të vendit.

SHBA kryen sulme kundër objektivave Houthi në Jemen javën e kaluar në përgjigje të sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani ndaj anijeve të Detit të Kuq, të cilat sipas saj janë hakmarrje kundër Izraelit për luftën e tij në Gaza.


“Pa dyshim, veprime të tilla kundër njerëzve që kanë rezistuar ndaj agresionit të huaj për vite me radhë dhe tani po luajnë një rol efektiv në mbrojtjen e popullit palestinez, refuzohen dhe dënohen nga kombet lirikërkuese të botës”, citohet ti ketë thënë Raisi kreut të Këshillit të Lartë Politik të Houthi-ve, Mahdi al-Mashat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-15-2024 08:15:17" ["time"]=> string(16) "15/01/2024 08:15" ["update"]=> bool(false) } 15/01/2024 08:15

SHBA ka rrëzuar një raketë që supozohet se u lëshua nga Houthi-t në drejtim të forcave amerikane

Një aeroplan luftarak amerikan ka rrëzuar një raketë e cila u gjuajt nga Jemeni drejt forcave amerikane në Detin e Kuq, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.


array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 22:42:43" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 22:42" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 22:42

Aeroplanët amerikanë fluturojnë afër hapësirës ajrore të Jemenit

Aeroplanët amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit, kanë pohuar Houthit.

Zëdhënësi i grupit rebel Mohammed Abdulsalam e përshkroi aktivitetin si një shkelje të hapur të sovranitetit kombëtar.


Fluturimi i aeroplanëve amerikanë vjen pasi SHBA-ja nisi një sulm të dytë ndaj objektivave të Houthit në rajon të shtunën, pas sulmeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar të premten në mëngjes.

Amerika dhe Britania nisën valën e sulmeve në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 18:09:49" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 18:09" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 18:09

Britania e Madhe u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” përpara se të kryente sulme ajrore – thotë Sekretari i Jashtëm britanik

Mbretëria e Bashkuar u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” për veprimet e tyre në Detin e Kuq përpara se të kryente sulme ajrore në Jemen së bashku me SHBA-në në fillim të kësaj jave, tha të dielën Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.


array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 16:19:28" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 16:19" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 16:19

Houthi-t sulmuan aksidentalisht një anije mallrash që transportonte naftë ruse

Rebelët Houthi gabimisht shënjestruan një cisternë nga një vend i panjohur më 12 janar që po transportonte naftë ruse përmes Gjirit të Adenit, raportoi Reuters, duke cituar kompaninë e sigurisë detare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Ambrey.

Houthi-t janë një grup militant i mbështetur nga Irani i vendosur në Jemen.


Pas pushtimit të Gazës nga Izraeli, Houthi-t filluan të nisin sulmet kundër anijeve detare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Reuters raportoi, duke cituar burime nga organizata e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), se Houthi-t kishin gjuajtur një raketë në anije, e cila ra në ujë pak larg dhe nuk shkaktoi dëme apo viktima.

Ushtarët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nisën sulme kundër objektivave të shumta në rajonet e kontrolluara nga Houthi të Jemenit më 11 janar në përgjigje të sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve të Detit të Kuq. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 15:32:22" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 15:32" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 15:32

Presidenti iranian në përkrahje të Houthi dhe Jemenit

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thurur lëvdata për veprimet e Houthive të Jemenit, pasi SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulmet kundër grupit rebel.

Raisi tha se luftëtarët Houthi po mbrojnë “popullin e shtypur të Palestinës”.


“Duhet vlerësuar dhe duartrokitur me gjithë zemër Jemeni, i cili po qëndron i fortë kundër regjimit sionist”, shtoi ai.

Houthi dhe Hamasi mbështeten nga Irani dhe pretendojnë se anijet e shënjestruara nga grupet e tyre rebele vijnë si shenjë proteste ndaj operacionit izraelit ushtarak në Gazë, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 14:21:44" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 14:21" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 14:21

Aftësitë sulmuese të Huthi-ve u ulën, por kryesisht u lanë të paprekura pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA-ja

Sulmet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë në vendet e kontrolluara nga Houthi në Jemen gjatë fundjavës, lanë të paprekur pjesën më të madhe të aftësisë së grupit rebel të mbështetur nga Irani për të qëlluar në trafikun detar në Detin e Kuq, sipas një raporti të shtunën.

Dy valë sulmesh të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të premten goditën më shumë se 60 objektiva në 28 rajone në përgjigje të sulmeve javë të tëra ndaj anijeve tregtare që përshkonin një ngushticë jetike pranë grykës së Detit të Kuq.


Një tjetër sulm me raketa të shtunën u përshkrua si “veprim vijues” nga Komanda Qendrore e SHBA, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 12:49:06" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 12:49" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 12:49

Sekretari i Jashtëm britanik paralajmëron sulme tjera mbi Huthit në Detin e Kuq

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe është e gatshme të kryej sulme tjera ndaj Huthi në Detin e Kuq, si pasojë e sulmeve që po ua bëjnë militantët e këtij grupi anijeve komerciale.

Ai dërgoi një mesazh të fuqishëm se Britania e Madhe është e “gatshme të mbështesë fjalët e sak me veprime”, pasi iu bashkuan SHBA-ve në sulmet ajrore ndaj Huthit jemenas, transmeton Telegrafi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 11:49:11" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 11:49" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 11:49

David Cameron nuk pajtohet me akuzat e presidentit turk për përdorim të pabarabartë forcash ndaj Houthive

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për përdorim të pabarabartë të forcave ndaj Houthive në Jemen.

Erdogan ka vazhduar të kritikojë Izraelin për luftën në Gazë, por edhe vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës izraelite kundër Hamasit.


“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës”, tha Reccep Tayyip Erdogan.

Këto kritika vijnë pasi Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, dhe gjithashtu ka mbështetur edhe procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për të sjellë paqen midis saj dhe Houthive, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 10:10:40" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 10:10" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 10:10

Shtetet e Bashkuara i dërguan “mesazh privat” Iranit për sulmet ndaj Huthi-t në Jemen

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar “mesazh privat” Iranit lidhur me Huthi-t në Yemen, pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulmin e dytë mbi këtë grup militant.

“I kemi dërguar privatisht dhe jemi të bindur se jemi shumë mirë të përgatitur”, tha Biden duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.


Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi i tyre i fundit “ishte vazhdimësi e aksionit” duke shënjestruar radarët.

Në anën  tjetër, Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet nga Huthi-t në Detin e Kuq, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 09:16:55" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 09:16" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 09:16

Çfarë dimë për sulmet dhe cilat strategji po shfrytëzohen kundër Houthive

SHBA-ja dhe Britania e Madhe së fundmi kanë kryer sulme ajrore kundrejt grupit militant, Houthi në Jemen, me qëllim të frenimit të sulmeve rebele ndaj anijeve që kalojnë nëpër Detin e Kuq.

Sulmet u mbështetën nga një numër i aleatëve të të dy vendeve.


Raketat e lëshuara kanë goditur dhjetëra objektiva, dhe kanë dëmtuar aftësinë ushtarake të grupit rebel, i cili i ka mbijetuar edhe bombardimeve të mëparshme nga Arabia Saudite, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-14-2024 08:37:33" ["time"]=> string(16) "14/01/2024 08:37" ["update"]=> bool(false) } 14/01/2024 08:37

Tregtia globale e ndërprerë nga sulmet e Detit të Kuq, çmimet do të rriten përsëri

Tregtia detare globale po përballet me ndërprerje të mëdha për shkak të situatës në Detin e Kuq, ku janë përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Konflikti në Detin e Kuqe, që po shkaktohet kryesisht nga rebelet Huthi të Jemenit, dhe që protestojnë ndaj sulmeve izraelite në Gazë, po vazhdon, me disa sulme tjera mbi anijet komerciale nw vendet e ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


Një numër i kompanive të transportit detar, si Maersk, MSC dhe Hapag-Lloyd, kanë pezulluar përkohësisht transportin e kontejnerëve të tyre të transportit përmes zonës së konfliktit, duke i detyruar anijet të shkojnë rreth Afrikës së Jugut, një rrugë më e gjatë dhe më e shtrenjtë.

Vincent Clerc, drejtor ekzekutiv i gjigantit danez të anijeve Maersk, i tha Financial Times se ndërprerjet mund të zgjasin me muaj dhe madje mund të nxisin më tej inflacionin global, më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 21:50:42" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 21:50" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 21:50

Qeveria e Jemenit dënon Houthit për përshkallëzimin e tensioneve

Siç na tregon edhe historia, Jemeni për vite të tëra ka vuajtur nga luftërat civile si pasojë e qeverisjes së pjesës më të madhe të vendit nga Houthit.

Tashmë, qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht, ka dënuar rebelët për “zvarritjen e vendit në konflikt” pas sulmeve amerikane dhe britanike.


Në një deklaratë nga agjencia zyrtare e lajmeve, Saba, autoriteti me bazë në Aden akuzoi rebelët për “krijimin e një konflikti propagandë”, si dhe për “pretendimet e rreme” për mbështetje ndaj Gazës, lexo më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 18:21:34" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 18:21" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 18:21

Biden i dërgon një mesazh Iranit në lidhje me Houthin

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se SHBA-ja i ka dërguar një mesazh privat Teheranit në lidhje me grupin Houthi i cili mbështetet nga Irani.

“Ne e dorëzuam atë privatisht dhe kemi besim se jemi të përgatitur mirë”, tha Biden në një konferencë shtypi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 16:40:02" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 16:40" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 16:40

Houthit publikojnë videon e cila simulon sulmet ndaj Izraelit

Houthit kanë publikuar një video, e cila simulon një sulm nga rebelët ndaj Izraelit, i ngjashëm ky me sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

Në video shfaqen anëtarët e Houthit duke hyrë në një ndërtesë pasi sulmuan “fshatin e rremë”, dhe duke qëlluar fotografinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.


Brenda ndërtesës janë disa persona të veshur me veshje ortodokse, të cilët merren peng nga rebelët përpara se i gjithë objekti të hidhet në erë nga bombardimet.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 16:00:37" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 16:00" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 16:00

Pamje nga kabina e aeroplanit të sulmeve ajrore ndaj Houthive

Sulme të tjera u kryen sot ndaj pozicioneve të rebelëve jemenas, Houthi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sulmuar objektiva të tjera të Houthive në Jemen.


array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 15:22:58" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 15:22" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 15:22

A po e shmang Irani konfrontimin ushtarak me SHBA-në?

Objektivi kryesor i sulmeve amerikane dhe britanike kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, ka qenë frenimi i sulmeve të mëtejshme ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Që kur Hamasi nisi sulmin e 7 tetorit në Izrael, një nga qëllimet kryesore të perëndimorëve është që konflikti izraelito-palestinez të mos zgjerohet në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.


Pikërisht për këtë arsye, menjëherë pas sulmeve të Hamasit, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka vendosur dy grupe luftarake në rajon për të penguar Iranin nga përdorimi i rrjetit të tij të militantëve Houthi për destabilizimin e rajonit…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 14:42:19" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 14:42" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 14:42

Houthit paralajmërojnë vendet që e ndihmojnë SHBA-në të bombardojë Jemenin

Shtetet të cilat e ndihmojnë SHBA-në të bombardojnë Jemenin, do të sulmohen pa hezitim, ka paralajmëruar grupi jemenas, Houthi.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari po e lejojnë SHBA-në të përdorë aeroplanët e tyre të inteligjencës për të realizuar sulmet në Jemen, shkruan Iran Observe.


A do të hakmerren rebelët jemenas ndaj këtyre dy shteteve?

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 14:06:32" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 14:06" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 14:06

Houthit nxjerrin mijëra jemenas për të protestuar kundër SHBA-së dhe Britanisë

Pas sulmeve ajrore në Jemenit, rebelët Houthi nxorën qindra mijëra njerëz në rrugët e Sanaa për të protestuar kundër amerikanëve dhe britanikëve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "01-13-2024 13:24:18" ["time"]=> string(16) "13/01/2024 13:24" ["update"]=> bool(false) } 13/01/2024 13:24

Këto janë imazhe satelitore të Jemenit, që zbulojnë shkallën e sulmit amerikano-britanik

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar filluan një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake Houthi të premten në përgjigje të sulmeve të tyre të pandërprera ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Sot në mëngjes, SHBA kryen një tjetër sulm në shkallë të vogël, këtë herë radarët e rebelëve jemenas.


Sot Houthit deklaruan se sulmet amerikano-britanike nuk u shkaktuan atyre dëme të konsiderueshme dhe njoftuan hakmarrje dhe sulme të reja ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Imazhet satelitore, megjithatë, tregojnë shtrirjen e sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë ndaj pozicioneve Houthi në Jemen.