LAJMI I FUNDIT:

Trump kritikoi Bidenin për sulmet ndaj Houthive

Trump kritikoi Bidenin për sulmet ndaj Houthive

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin aktual të SHBA-ve, Joe Biden rreth vedimit për sulme ajrore kundër Houthi-ve të Jemenit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump foli për vendimin e fundit të amerikanëve për të sulmuar rebelët jemenas.


“Pra, më lejoni ta kuptoj këtë. Ne po hedhim bomba në të gjithë Lindjen e Mesme. Përsëri. Unë mposhta ISIS-in atje dhe Sekretari ynë i Mbrojtjes, i cili është zhdukur për pesë ditë, po bën luftë nga laptopi i tij në një dhomë spitali”, tha ai.

SHBA ka nisur sulme të reja kundër Houthive në Jemen
Lexo po ashtu SHBA ka nisur sulme të reja kundër Houthive në Jemen

Gjithashtu, Trump përsëriti kritikat ndaj administratës Biden për shkak të tërheqjes së pasuksesshme nga Afganistani dhe krizës së emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së.

Vendimi i Bidenit për sulmet, përveç Trumpit, u kritikua edhe nga disa përfaqësues të Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan, raporton politico.

“Presidenti duhet të vijë në Kongres para se të nisë një sulm kundër Houthive në Jemen dhe të na përfshijë në një tjetër konflikt të Lindjes së Mesme. Ky është neni I i Kushtetutës. Unë do të qëndroj për të pavarësisht nëse ka një demokrat apo një republikan në Shtëpia e Bardhë”, shkroi ligjvënësi demokrat Ro Khanna në platformën X.

Përfaqësuesi Mark Pocan shprehu frikën se veprimet e SHBA-së në Detin e Kuq mund të krijojnë rrezik për përfshirjen e SHBA-së në një tjetër konflikt dhjetëvjeçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori