LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se amerikanët i kishin informuar paraprakisht për sulmet Houthit

Dyshohet se amerikanët i kishin informuar paraprakisht për sulmet Houthit

Burime të informuara i thanë Sky News Arabia se Shtetet e Bashkuara kishin informuar Houthit përpara se të kryenin sulme ajrore në pozicionet e tyre në Jemen.

Aeroplanët luftarakë, anijet dhe nëndetëset amerikane dhe britanike kryen sulme në të gjithë Jemenin gjatë natës në përgjigje të bllokadës së Houthive në Detin e Kuq.


“Këto sulme specifike janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë nuk do të mbyllin sytë ndaj sulmeve ndaj personelit tonë ose nuk do të lejojnë palët armiqësore të kërcënojnë lirinë e lundrimit”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Burimet thanë se Houthit ishin të informuar për sulmet, gjë që është një tregues i qartë i synimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të minimizuar dëmet dhe për të mos nisur një reagim që do të përkeqësonte përshkallëzimin në Detin e Kuq.

Të gjitha lajmet rreth sulmeve ndaj Houthive
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmeve ndaj Houthive

Në të njëjtin kontekst, Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar amerikan të mbrojtjes dhe një burim të afërt me Houthit, raportoi se rebelët kishin transferuar tashmë disa armë dhe pajisje të rëndësishme përpara sulmit, ndërsa raketat balistike ishin vendosur në vende të dendura me njerëz në qytetin Sana.

Gazeta citoi Tanker Trackers, kompani që ofron shërbime këshilluese për trafikun detar, të ketë thënë se anija spiune iraniane u largua nga Deti i Kuq të enjten, duke u nisur për në qytetin e Bandar Abbas në bregun jugor të Iranit. Anija u tha më parë se ishte në shënjestër pasi ka ndihmuar Houthit.

Dëshmitarët në Jemen konfirmuan për reuters se kishte shpërthime në të gjithë vendin dhe thanë se sulmet kishin në shënjestër një bazë ushtarake pranë aeroportit Sana, vendndodhje ushtarake pranë aeroportit Taiz, bazën detare Houthi në Hodeidi dhe vendet ushtarake në provincën Hajjah.

Ndryshe, një zëdhënës ushtarak i Houthive tha se 73 sulmet rezultuan në vdekjen e pesë luftëtarëve të tyre dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori