LAJMI I FUNDIT:

Presidenti iranian në përkrahje të Houthi dhe Jemenit

Presidenti iranian në përkrahje të Houthi dhe Jemenit

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thurur lëvdata për veprimet e Houthive të Jemenit, pasi SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulmet kundër grupit rebel.

Raisi tha se luftëtarët Houthi po mbrojnë “popullin e shtypur të Palestinës”.


“Duhet vlerësuar dhe duartrokitur me gjithë zemër Jemeni, i cili po qëndron i fortë kundër regjimit sionist”, shtoi ai.

Houthi dhe Hamasi mbështeten nga Irani dhe pretendojnë se anijet e shënjestruara nga grupet e tyre rebele vijnë si shenjë proteste ndaj operacionit izraelit ushtarak në Gazë.

Kush janë Houthi-t?
Lexo po ashtu Kush janë Houthi-t?

Por, veprimet e tyre po përbëjnë kërcënim për rrjedhën e tregtisë globale, duke ndërprerë rrugët tregtare drejt Kanalit të Suezit, si një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit botëror detar.

Sulmet amerikano-britanike erdhën pas javësh kërcënimesh nga Uashingtoni dhe Londra se mund të ndërmarrin veprime kundër Houthi në përgjigje të dhjetëra sulmeve me dronë dhe raketa

ndaj anijeve që lëviznin nëpër Detin e Kuq, duke përfshirë sulmet ndaj anijeve luftarake të dërguara për të mbrojtur anijet tregtare. /Telegrafi/