LAJMI I FUNDIT:

Tregtia globale e ndërprerë nga sulmet e Detit të Kuq, çmimet do të rriten përsëri

Tregtia globale e ndërprerë nga sulmet e Detit të Kuq, çmimet do të rriten përsëri

Tregtia detare globale po përballet me ndërprerje të mëdha për shkak të situatës në Detin e Kuq, ku janë përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Konflikti në Detin e Kuqe, që po shkaktohet kryesisht nga rebelet Huthi të Jemenit, dhe që protestojnë ndaj sulmeve izraelite në Gazë, po vazhdon, me disa sulme tjera mbi anijet komerciale nw vendet e ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


Një numër i kompanive të transportit detar, si Maersk, MSC dhe Hapag-Lloyd, kanë pezulluar përkohësisht transportin e kontejnerëve të tyre të transportit përmes zonës së konfliktit, duke i detyruar anijet të shkojnë rreth Afrikës së Jugut, një rrugë më e gjatë dhe më e shtrenjtë.

Vincent Clerc, drejtor ekzekutiv i gjigantit danez të anijeve Maersk, i tha Financial Times se ndërprerjet mund të zgjasin me muaj dhe madje mund të nxisin më tej inflacionin global, raporton Euronews.

“Është e paqartë nëse po flasim për rivendosjen e kalimit të sigurt në Detin e Kuq në ditë, javë apo muaj…Kjo mund të ketë potencialisht pasoja mjaft të rëndësishme për rritjen globale”, tha Clerc.

Duhet të theksohet se kohët e fundit Britania e Madhe dhe SHBA nisën sulme ajrore kundër objektivave Huthi në Jemen, duke synuar më shumë se dhjetëra objektivash deri më tani, duke përfshirë objektet për raketa dhe dronë.

Ata thanë se durimi i tyre ka marrë fund, por Huthi-t jemenas janë të vendosur të kundërshtojnë gjithçka që mund të lidhet me Izraelin.

Çmimet e naftës reaguan ashpër ndaj këtyre goditjeve, me naftën e papërpunuar evropiane Brent që u shtrenjtua më shumë se 3 për qind të premten pasdite, duke arritur në 80 dollarë për fuçi në ICE Futures Europe.

Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate gjithashtu u rrit me më shumë se 3 për qind në më shumë se 75 dollarë për fuçi.

Një raport i ri nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore thekson se tregtia globale në Detin e Kuq ra me pothuajse 1.3 për qind midis nëntorit dhe dhjetorit, për shkak të sulmeve të Huthi. Numri i kontejnerëve që qarkullojnë normalisht në zonë ka rënë me gati 70 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori