LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” përpara se të kryente sulme ajrore – thotë Sekretari i Jashtëm britanik

Britania e Madhe u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” përpara se të kryente sulme ajrore – thotë Sekretari i Jashtëm britanik

Mbretëria e Bashkuar u dha Houthi-ve “paralajmërim pas paralajmërimi” për veprimet e tyre në Detin e Kuq përpara se të kryente sulme ajrore në Jemen së bashku me SHBA-në në fillim të kësaj jave, tha të dielën Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne kemi dhënë paralajmërim pas paralajmërimi”, citohet të ketë thënë David Cameron, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se “gjithsesi sulmet vazhduan”.

“Ne kemi dërguar këtë mesazh shumë të qartë, shumë të qartë që jemi të përgatitur të veprojmë pas fjalëve”.

Sekretari i Jashtëm tha se ndërmarrja e veprimeve ushtarake në përgjigje të shënjestrimit të anijeve tregtare në Detin e Kuq nga Houthi ishte një “zgjidhje e fundit” dhe se përgjegjësia e përshkallëzimit i takon Houthi-ve.

Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen
Lexo po ashtu Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

“Që nga 19 nëntori, ka pasur 26 sulme [në anije nga Houthit]. Ka pasur më shumë prej tyre. Ata janë përkeqësuar. Dhe, e dini, të mos veprosh është gjithashtu një politikë dhe është një politikë që nuk funksionon”, theksoi Cameron.

Kujtojmë se ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave Houthi në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit, duke shënuar një përgjigje të rëndësishme pasi administrata e Joe Biden dhe aleatët e saj paralajmëruan se grupi militant i mbështetur nga Irani do të mbante pasojat e sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare në Deti i Kuq.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori