LAJMI I FUNDIT:

Izraeli publikon pamjet – pretendon se ka zbuluar ‘tunelin e madh’ të cilin Hamasi e ka përdorur për të mbajtur pengje

Izraeli publikon pamjet – pretendon se ka zbuluar ‘tunelin e madh’ të cilin Hamasi e ka përdorur për të mbajtur pengje

Ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratë në kanalin e saj të mesazheve Telegram duke pretenduar se ka zbuluar atë që e përshkroi si “tunel i madh i Hamasit i përdorur nga organizata terroriste për të mbajtur pengje nën qytetin e Khan Younis”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, IDF tha: “Ditën e kaluar, IDF ekspozoi një tunel të gjerë nëntokësor të gërmuar nga organizata terroriste Hamas nën qytetin e Khan Yunis. Tuneli ishte i lidhur me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore nën një zonë civile në qytet. Për gërmimin e tunelit dhe pajisjen e tij me sisteme ajrimi, furnizim me energji elektrike dhe hidraulik vlerësohet se janë investuar miliona. Pas hetimit të tunelit, mund të konfirmohet se pengjet izraelitë kishin qenë brenda tunelit”.


Takimi mes Blinken dhe Abbas raportohet se ka qenë ‘mjaft i tensionuar’ – mediat japin detajet
Lexo po ashtu Takimi mes Blinken dhe Abbas raportohet se ka qenë ‘mjaft i tensionuar’ – mediat japin detajet

Më tej vazhdoi duke thënë: “Gjatë luftimeve nëntokësore, forcat lokalizuan më shumë se 300 boshte tunelesh, disa prej të cilave çojnë në tunele të rëndësishme, boshte taktike dhe zona nëntokësore, të cilat përdoren si objekte për ruajtjen e armëve dhe zona luftarake. Deri më tani, më shumë se njëqind tunele janë ‘çmontuar’ dhe në disa tunele janë eliminuar edhe terroristët”.

IDF ka lëshuar gjithashtu pamjet video që pretendon se tregojnë tunelet nën Khan Younis. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori