LAJMI I FUNDIT:

“Ai do të jetë Steven Gerrardi i PSG-së” – Nasser Al-Khelaifi mbështet te sensacioni Zaire-Emery duke i kërkuar ta imitojë legjendën e Liverpoolit

“Ai do të jetë Steven Gerrardi i PSG-së” – Nasser Al-Khelaifi mbështet te sensacioni Zaire-Emery duke i kërkuar ta imitojë legjendën e Liverpoolit

Ylli i Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery, është inkurajuar të kopjojë legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, për tu bërë legjendë e klubit.

Zaire-Emery ëhstë një nga mesfushorët më premtues në Evropë këtë sezon, duke u bërë lojtar kyç në ekipin e PSG-së për Luis Enriquen.


17-vjeçari ka 14 paraqitje në Ligue 1 tashmë, duke kontribuuar për gola, dhe tashmë po kërkohet për një rol lideri në klub në vitet e ardhshme.

Në një intervistë për Le Parisien, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i bëri thirrje Zaire-Emery që të kalojë gjithë karrierën e tij në Paris, ashtu siç bëri Gerrard në Liverpool.

“Ai është një parisien. Ai gjithashtu e do klubin dhe gjithashtu dëshiron të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. [Zaire-Emery] duhet të bëhet Steven Gerrard i klubit. Ai duhet të kalojë gjithë jetën e tij këtu”.

“Ai e do klubin, e do llogon. Ai është aty ku është falë klubit. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Ne nuk kemi dyshime për të si lojtar, as si person… ai është një shembull për të gjithë lojtarët e rinj”, ka thënë Al-Khelaifi.

E ka njërin nga talentët më të mëdhenj në botë nën menaxhim, Jorge Mendes: Ai mund ta fitoj Topin e Artë
Lexo po ashtu E ka njërin nga talentët më të mëdhenj në botë nën menaxhim, Jorge Mendes: Ai mund ta fitoj Topin e Artë

Komentet e Al-Khelaifi vijnë pas lajmeve se PSG po kërkon të zgjasë kontratën e Zaire-Emery, ku sipas French Football Neës , parisienët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje afatgjatë në mars – kur mesfushori të mbushë 18 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori