LAJMI I FUNDIT:

E ka njërin nga talentët më të mëdhenj në botë nën menaxhim, Jorge Mendes: Ai mund ta fitoj Topin e Artë

E ka njërin nga talentët më të mëdhenj në botë nën menaxhim, Jorge Mendes: Ai mund ta fitoj Topin e Artë

Jorge Mendes është një nga menaxherët më të mëdhenj në botë dhe njëherit më i suksesshmi pa pikë dyshimi.

Agjenti portugez ka shumë futbollist të mëdhenj nën menaxhim, derisa i fundi që ka marrë është talenti francez i PSG-së, Warren Zaire-Emery.


Mendes ka folur fjalë të mëdha për 17-vjeçarin duke thënë se beson se një ditë do ta fitoj Topin e Artë.

“Është kënaqësi ta shohësh Warren në këto nivele. Që në këtë moshë është ndër mesfushorët më të mirë në botë, dhe padyshim do të jetë një nga lojtarët më të mirë në të ardhmen”.

“Ndoshta një ditë ai do të fitojë Topin e Artë… Warren është një shembull për të gjithë të rinjtë. Është vetëm 17 vjeç, por gjithmonë e di se çfarë duhet të bëjë”.

“Ka një personalitet të fortë, por mbetet një djalë modest dhe i përulur. Warren e di se çfarë i duhet për të mbërritur në majë dhe për t’u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të 20 viteve të ardhshme”, deklaroi Mendes.

Reprezentuesi francez ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori