LAJMI I FUNDIT:

Takimi mes Blinkenit dhe Netanyahut ishte “i tensionuar”, Sekretari amerikan beson se numri i civilëve të vdekur është shumë i lartë

Takimi mes Blinkenit dhe Netanyahut ishte “i tensionuar”, Sekretari amerikan beson se numri i civilëve të vdekur është shumë i lartë

Sipas mediave izraelite, takimit mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka qenë “i tensionuar”, duke nxjerrë në pah mosmarrëveshjet në rritjes mes dy shteteve.

Sipas lajmeve të televizioni izraelit Channel 12, deklarata me shkrim që kryeministri izraelit supozohet do të duhej ta bënte pas takimit me Blinken nuk është publikuar ende, gjë që tregon për mosmarrëveshje mes dy palëve, transmeton Telegrafi.

Lajmi thekson se pabarazia në pikëpamjet për luftën në Gaza është intensifikuar midis SHBA-së dhe Izraelit, duke theksuar se “Uashingtonit po i mbaron durimi”.


Blinken tha se numri i civilëve që vdesin çdo ditë në luftimet në Rripin e Gazës është shumë i lartë.

Izraelitët publikojnë pamjet e sulmit ajror, ku mbeti i vrarë një epror i lartë i Hezbollahut në jug të Libanit - vetura e tij hidhet në erë
Lexo po ashtu Izraelitët publikojnë pamjet e sulmit ajror, ku mbeti i vrarë një epror i lartë i Hezbollahut në jug të Libanit - vetura e tij hidhet në erë

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çdo konsideratë të zhvendosjes së palestinezëve nga Rripi i Gazës. Sipas tij, banorët që kanë ikur për shkak të luftimeve duhet të kthehen në shtëpi kur të krijohen kushtet.

Sekretari amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë së ndërmarrë hapa që minojnë aftësinë e palestinezëve për të qeverisur veten.

Ai gjithashtu i bëri thirrje autoritetit palestinez, i cili vepron në Bregun Perëndimor, të reformohet. SHBA mban qëndrimin se Rripi i Gazës duhet të qeveriset nga autoriteti palestinez pas konfliktit, por kjo është hedhur poshtë nga shumë zyrtarë izraelitë.

Blinken përsëriti gjithashtu se vendet arabe janë të gatshme të investojnë në rindërtimin e Rripit të Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori