LAJMI I FUNDIT:

Tha se do të transferohet në Arabi gjatë verës, Osimhen shpërthen ndaj agjentit të Khvicha Kvaratskhelias

Tha se do të transferohet në Arabi gjatë verës, Osimhen shpërthen ndaj agjentit të Khvicha Kvaratskhelias

Bënë shumë bujë deklaratat e Mamuka Jugelit, agjentit të Khvicha Kvaratskhelia .

Agjenti i talentit gjeorgjian foli për klientin e tij, por fjalët për Victor Osimhen dhe të ardhmen e tij përfunduan në qendër të diskutimeve.


Ai ka thënë se Osimhen nuk do të qëndroj tërë jetën te Napoli dhe se në verë do të transferohet në Arabinë Saudite.

“Osimhen sapo rinovoi kontratën, por a mendoni ju se ai do të luajë gjithë jetën te Napoli? Unë po ua them, gjatë afatit kalimtar të verës Victor do të transferohet në kampionatin saudit, ndërsa Kvara jo. Kam biseduar me të dhe ai nuk do të luajë kurrë në Arabinë Saudite edhe për 1 miliard euro, kjo është e sigurt”.

“Kvaratskhelia ka vullnetin e duhur, por edhe vizionin për të ardhmen dhe ai i ka objektivat e qarta, natyrisht që ne do të diskutonim gjithçka për emra si Real Madrid, Man. City, Bayern apo Barcelona. Kam pasur kontakte me shumë klube, por a do ta lërë De Laurentiis të shkojë? Për momentin ka një kontratë me klubin, pastaj le të shohim”/ përfundoi Jugeli, menaxheri i Kvaratskhelias.

Kjo ka bërë që Osimhen të shpërthejë ndaj menaxherit të shokut të tij, duke i thënë ta mbajë gojën mbyllur dhe mos të flasë kurrë më për të.

“I dashur Mamuka Jugeli, je mbeturinë njerëzore dhe turp, më vjen turp nga sensi yt i arsyetimit. Ti koka! Mbaje emrin tim larg nga goja jote”, ka shkruar Osimhen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori