LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket paqja mes Izraelit dhe Palestinës, sipas Blinkenit

Si do të duket paqja mes Izraelit dhe Palestinës, sipas Blinkenit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv pasi ka takuar disa liderë botërorë, në vazhdën e përpjekjeve për të përfunduar luftën izraelito-palestineze.

Zyrtari amerikan ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ka folur rreth një zgjidhje të qëndrueshme të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Ai thotë se “çdo partner që takova në këtë udhëtim tha se ata janë të gatshëm të mbështesin një zgjidhje të qëndrueshme [paqes]” që i jep fund “ciklit të gjatë të dhunës dhe garanton sigurinë e Izraelit”.


Cameron: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza
Lexo po ashtu Cameron: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza

Ai shton se fuqitë rajonale arabe – disa prej të cilave ai i ka vizituar tashmë – nuk shohin një të ardhme pa një shtet të pavarur palestinez.

“Këto qëllime janë të arritshme… nuk mund të kesh njërën pa tjetrën”, thotë ai, raporton skynews.

Izraeli “duhet të jetë një partner” i udhëheqësve palestinezë dhe të jetë i lumtur duke jetuar krah për krah me ta, shton ai.

“Dhe Izraeli duhet të ndalojë së ndërmarrë hapa që dëmtojnë aftësinë e palestinezëve për të qeverisur veten”, thotë ai, duke iu referuar kolonëve ekstremistë dhe të dhunshëm hebrenj që zhvendosin palestinezët nga toka e tyre.

Më pas ai i drejtohet Autoritetit Palestinez – objekt i shumë diskutimeve javët e fundit.

“Autoriteti Palestinez ka gjithashtu një përgjegjësi për të reformuar veten për të përmirësuar çështjet e qeverisjes së tij – unë planifikoj të diskutoj me presidentin Mahmoud Abbas, ndër të tjera, kur të takohemi nesër”, thotë ai.

Pas vrasjes së gruas, vajzës, dy djemve dhe mbesës - gazetari Wael Dahdouh tha: Dhimbja nuk do të na ndalojë
Lexo po ashtu Pas vrasjes së gruas, vajzës, dy djemve dhe mbesës - gazetari Wael Dahdouh tha: Dhimbja nuk do të na ndalojë

Diplomati amerikan tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen e Gazës pas luftës, “njerëzit duhet të paguhen”.

“Ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e nevojshme për të administruar Gazën, për të bërë gjërat e tjera që do të jenë kritike sapo të përfundojë konflikti”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori