LAJMI I FUNDIT:

Cameron: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza

Cameron: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza

Sekretar i Jashtëm britanik, Lord David Cameron thotë se është “i shqetësuar” me faktin se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza.

Ministri tha se këshillat ligjore deri më tani sugjerojnë se Izraeli ka “përkushtimin, aftësitë dhe pajtueshmërinë”, por në “shumë raste” kjo vihet në pikëpyetje, raporton skynews.


Blinken përcjell "mesazhin arab" për Izraelin
Lexo po ashtu Blinken përcjell "mesazhin arab" për Izraelin

I vënë nën presion nga deputetët në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar nëse kishte marrë këshilla duke thënë se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare, Lord Cameron nuk pranoi të përgjigjet.

“A jam i shqetësuar që Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar apo çfarëdo tjetër? Po, sigurisht që jam i shqetësuar për këtë”, pohoi ai.

Një në 100 njerëz në Gaza është vrarë që nga 7 tetori – të frikshme janë edhe shifrat që thuhet se tregojnë fëmijët e vrarë
Lexo po ashtu Një në 100 njerëz në Gaza është vrarë që nga 7 tetori – të frikshme janë edhe shifrat që thuhet se tregojnë fëmijët e vrarë

Ndërkohë, ai pohoi se dy pengje britanike ende po mbahen nga Hamasi në Gaza.

Ndryshe, rreth 240 persona u kidnapuan nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Gjatë një armëpushimi në muajin nëntor, 105 u liruan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori