Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se po e mbyllim edhe një ditë me krenari dhe me një lajm të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ajo ka paralajmëruar edhe shumë lajmë të mira para 14 shkurtit.
Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Spanja i shtohet listës së shteteve, në të cilat qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm, me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe pa viza. Për këtë falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë angazhuar për arritjen e këtij suksesi”.
“Na mbetet të vazhdojmë, si çdo ditë gjatë këtyre dy viteve të mandatit tonë, punën intensive për të forcuar edhe më tej Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se “Liberalizimi i vizave, shtrirja e sovranitetit në të gjithë vendin, fillimi i inkasimit të rrymës në veri të Kosovës, heqja e barrierave për qarkullimin me targat e Republikës së Kosovës edhe nëpër Serbi si dhe mesazhet e qarta dhe të palëkundura të Mbretërisë së Bashkuar në përkrahje të sovranitetit, ekonomisë dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të qartë të suksesit dhe përkushtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”.
“Do të kemi edhe më shumë lajmë të mira para se të festojmë 3-vjetorin e fitores së madhe të 14 shkurtit dhe 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Vetëm me vendosmëri dhe punë të ndershme dhe të palodhshme mund t’ia kthejmë Kosovës dinjitetin dhe t’ia sigurojmë vendin e merituar në familjen e kombeve”, ka shkruar Gërvalla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin
"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën
Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën