Chelsea bëhet gati për transferimin e parë të janarit, ai vjen nga La Liga
Chelsea janë duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aitor Paredes, për të përforcuar vijën e mbrojtjes këtë muaj.
“Blutë e Londrës” kanë hasur në probleme këtë sezon pasi Wesley Fofana dhe Trevoh Chalobah nuk kanë luajtur asnjë minutë deri më tani këtë sezon për shkak të lëndimeve.
Benoit Badiashile është gjithashtu jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor dhe klubi londinez po vuan për ta mbajtur portën e pastër.
Fillimisht opsioni i parë i Chelseat ishte 20-vjeçari i Benficas, Antonio Silva, por një marrëveshje siç duket nuk është arritur mes palëve dhe tani ata janë të fokusuar tek transferimi i Paredes.
The Sun ka raportuar se Chelsea ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër Paredesin, i cili këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, duke përfshirë duelin e së enjtes ndaj Sevillas ku Bilbao e fitoi me rezultat 2-0 dhe Paredes shënoi golin e dytë.
Paredes ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025 dhe mund të jetë në dispozicion për shitje për një çmim rreth 20 milionë euro.
Më herët ishte raportuar se interesim për shërbimet e 23-vjeçarit kishin shprehur Real Madridi dhe Interi, andaj Chelsea me gjasë duhet të mposht konkurrencën e këtyre dy ekipeve, për të siguruar shërbimet e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024
Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë
Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale
Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës
Julian Alvarez alarmon gjigantët evropianë me deklaratën për të ardhmen
Top dhjetë lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në këtë dekadë - Ronaldo i katërti, Messi i gjashti
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?