LAJMI I FUNDIT:

Allegri nuk mendon për titullin: Duhet të shtojmë diferencën me skuadrën e pestë

Allegri nuk mendon për titullin: Duhet të shtojmë diferencën me skuadrën e pestë

Juventusi do të përballet me Salernitanën në udhëtim në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Do të jetë kjo përballja e dytë mes Juventusit dhe Salernitanës brenda tre ditësh, pasi dy skuadrat luajtën edhe në Kupën e Italisë.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri vazhdon të mos mendojë për titullin, duke thënë se objektivi i tyre është ta mbajnë larg me pikë skuadrën e vendit të pestë.

“Ndeshja në Salerno është e komplikuar, ata fituan ndaj Veronës dhe kanë ende shpresa për mbijetesën në elitë”.

Objektivi i Interit, Djalo miraton transferimin te Juventusi
Lexo po ashtu Objektivi i Interit, Djalo miraton transferimin te Juventusi

“Duhet ta mbyllim në mënyrë pozitive këtë pjesë të parë të sezonit dhe të ruajmë avantazhin që kemi ndaj skuadrës që renditet në vendin e pestë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Nuk duhet ta ulim vëmendjen sepse në futboll nuk i dihet kurrë”, tha Allegri.

Tutje Allegri foli se cili nga yjet e ri do të nis ndeshjen nga minuta e parë mes Federico Chiesas dhe talentit turk Yildiz.

“Duhet të godasim fort”, zbulohen më shumë mesazhe nga rasti i shantazhit ndaj Pogbas
Lexo po ashtu “Duhet të godasim fort”, zbulohen më shumë mesazhe nga rasti i shantazhit ndaj Pogbas

“Për mua është i rëndësishëm si ai që luan titullar, edhe ai që vjen nga stoli. Yildiz është një sulmues i dytë, një lojtar teknik me shumë gola në këmbë”.

“Ka vendin e tij në fushë dhe nuk e shoh si një mesfushor. Për mua nuk ka rëndësi titullar apo jo, stoli është shumë i rëndësishëm gjatë ndeshjes, sidomos si për lojën që mund të zhvillohet ndaj Salernitanës”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/