LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Serbia, reagimet dhe kërkesa për lirimin e menjëhershëm të tij

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Serbia, reagimet dhe kërkesa për lirimin e menjëhershëm të tij

Hasan Dakaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar. Pas arrestimit të tij reaguan zyrtarë vendorë, gjersa u kërkua lirimi i menjëhershëm i tij.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se ky është një sinjal i rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij
Lexo po ashtu Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

“Arrestimi i papranueshëm në Merdar i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen. E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.


Ai tutje ka thënë se mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin e sulmeve mbi Kosovën.

“Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, vijon ai.

Ai tutje ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj.

“Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm të qytetarit tonë, Hasan Dakaj. Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka thënë kreu i Kuvendit.

MPJD u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj
Lexo po ashtu MPJD u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj

Po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se përveç ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar edhe një qytetar tjetër Xhavit Daka, por i cili është liruar tashmë.

MPJD-ja ka deklaruar se lidhur me këtë situatë ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj institucional. Po ashtu, ka thënë se janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në komunikatën për media.

Një ish-pjesëtar i UÇK-së arrestohet nga autoritetet serbe në Merdar, avokati i tij thotë se ishte duke udhëtuar për në Itali
Lexo po ashtu Një ish-pjesëtar i UÇK-së arrestohet nga autoritetet serbe në Merdar, avokati i tij thotë se ishte duke udhëtuar për në Itali

Tutje bëhet e ditur se Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqesë kërkesë zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar ambasadorin Jashari ta vizitojё Hasan Dakën, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet nga organet serbe.

“MPJD do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë. Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”.

Ndërkaq, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, tha se Dakaj është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë dhe sipas tij, arsyeja e vetme është se i njëjti ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Sot jam autorizuar nga familja Dakaj nga Prizreni që të mbroj të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qenë pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në Merdar rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Ai po ashtu deklaroi se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi që sipas informacioneve të para, familjari i tyre nga policia serbe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Kushumli dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori