LAJMI I FUNDIT:

Edhe nga dy muaj paraburgim për të arrestuarit për grabitjen në Suharekë

Edhe nga dy muaj paraburgim për të arrestuarit për grabitjen në Suharekë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit. Herën e parë paraburgimi prej një muaji  të arrestuarve u ishte caktuar më 1 dhjetor 2023.

Vendimi është marrë më 28 dhjetor 2023 derisa masa e paraburgimit iu është caktuar deri më 29 shkurt 2024.

Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.


Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

Edhe Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, paraburgimi u është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.

Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditen e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori