Chelsea ofron kartonin e Armando Brojës, si pjesë e marrëveshjes për yllin e Benficas
Chelsea raportohet se janë duke punuar në një marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Benficas, Antonio Silva.
“Blutë e Londrës” janë të gatshëm të dhurojnë 52 milionë euro dhe kartonin e Armando Brojës si pjesë e ofertës, për të bindur drejtuesit e klubit portugez që ta shesin mbrojtësin shtatgjatë.
The Sun ka raportuar se klubi londinez e ka fokusuar vëmendjen e tyre tek Silva për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse të 20-vjeçarit këtë sezon.
Drejtuesit e Chelseat janë duke vlerësuar opsionet në treg për të gjetur një zëvendësues afatgjatë të veteranit Thiago Silva, andaj reprezentuesi portugez po shihet si zgjidhja ideale.
Sidoqoftë, ata do ta kenë mjaft të vështirë për shkak se Benfica momentalisht nuk po planifikon shitjen e yllit të tyre.
Trajneri Roger Schmidt, së fundmi ka folur rreth interesimit të klubeve për Silvan, ku ka konfirmuar se ata nuk e kanë ndërmend që ta lejojnë të largohet gjatë janarit.
“Ne nuk do ta lejojmë Antonio Silvan që të largohet. Ne jemi në gjysmë të sezonit dhe kemi objektiva të mëdha me Benfican. Ai është i lumtur këtu, kështu që me kaq përfundon kjo çështje”.
Chelsea janë në dijeni të klauzolës së lirimit në kontratën e Silvas (87 milionë euro), por nuk duan që ta aktivizojnë atë.
Ata janë të gatshëm të ofrojnë 52 milionë euro dhe kartonin e Brojës për shërbimet e Silvas, i cili po ashtu ka tërhequr interesim edhe nga klube si Real Madrid dhe Manchester United./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arne Slot zbulon arsyen pse vendosi ta pranojë ofertën për t’u bërë trajner i Liverpoolit
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk humbasin miliona euro shkaku i adhuruesve të boksit
Toni Kroos nuk kishte asnjë dyshim kur tregoi katër bashkëlojtarët e tij më të mirë në karrierë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251