Numri i të papunëve në Gjermani u rrit paksa në dhjetor, edhe pse në nivel në të ulët sesa prisnin analistët. Ndërkaq niveli i papunësisë më 2023 ishte më i ulëti që nga ribashkimi gjerman, sipas të dhënave të publikuara më 3 janar.
Agjencia Federale e Punësimit tha se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë.
Sipas analizave të Reuters, pritej që papunësia të rritej për 20.000.
“Tregu i punës është ende mirë sa i përket ngarkesës dhe paqartësive”, tha udhëheqësja e agjencisë, Andrea Nahles.
Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind.
“Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia e dobësuar nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”, tha Nahles, duke theksuar se viti i kaluar ishte një ndër vitet me papunësinë më të ulët që nga ribashkimi gjerman.
Numri i të papunëve u rrit për 191.000 më 2023, krahasuar me një vit më parë.
Kërkesa për fuqi punëtore ra në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe ky trend vazhdoi edhe më 2023. Megjithatë, kërkesa për fuqi punëtore vazhdon të jetë e lartë nëse bëhen krahasime në terma afatgjatë.
Më 2023, mesatarisht janë hapur 761.000 vende pune, apo 84.000 më pak se në vitin paraprak, tha agjencia gjermane. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
CEFTA mekanizëm i domosdoshëm, Kosova e përkushtuar për rol konstruktiv
Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251