LAJMI I FUNDIT:

Rrahje, drogë e kërcënime: Këta janë artistët shqiptarë që u përballën me drejtësinë vitin e kaluar

Rrahje, drogë e kërcënime: Këta janë artistët shqiptarë që u përballën me drejtësinë vitin e kaluar

“Ligji është si llastiku” do të thoshte kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në dukje, një fjali qesharake dhe pa argument, por në terren e zbatuar prej shumë fytyrave publike gjatë vitit 2023 të cilat ranë ndesh me ligjin duke u përballur kështu me forcën e shtetit.

2023-ta nuk ishte veç vit i sukseseve. Shumë figura publike të shoubizit patën edhe probleme e skandale që derivuan në arrestime e procedime të mëtutjeshme penale.


Ndonëse nuk është e rëndomtë që problemet me ligjin t’i karakterizojnë artistët, sivjet kjo dukuri ishte mjaft e pranishme, andaj më poshtë ua rikujtojmë disa nga këto raste:

Feronit Shabani – Fero

Fero (Foto: Instagram)

Ndoshta figura më e përmendur e shoubizit kosovar vitin që shkoi. Një transformim i papritur i Feros nga një reper me një energji të pamatshme dhe me një fjalor vulgar, në një person të dedikuar ndaj fesë.

Kjo nuk e shpëtoi megjithatë këngëtarin nga problemet me ligjin.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar nën dyshimin për dhunë në familje.

Një muaj paraburgim për Feron, i dyshuar për dhunë në familje
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për Feron, i dyshuar për dhunë në familje

“Fero” dyshohet se kishte sulmuar gruan e tij, Arbenitën, me të cilën sipas raportimeve tanimë janë në proces divorci.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.

Zyrtarisht, ky nuk ishte arrestimi i parë i Feros gjatë 2023-tës. Në janar, atij ishin vendosur prangat në kufi me Shqipërinë.

Sidoqoftë, rasti kishte të bënte me një veprim të mëhershëm të Feros, konkretisht natën e 28 dhjetorit të 2022-ës, kur ai shtinte me armë në një lagje të Gjilanit.

“Si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale. “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,”Përdorim i armës’”, njoftonte prokuroria.

Mozzik

Mozzik (Foto: Instagram)

Rast në polici, i ishte hapur edhe reperit tjetër të mirënjohur, Gramoz Aliut, i njohur me nofkën “Mozzik”.

Ky i fundit në maj të vitit të shkuar ishte ndaluar nga forcat e rendit nën dyshimin për veprën penale “kanosje”.

“Ai është intervistuar, dhe është liruar në procedurë të rregullt”, njoftonte prokuroria e Ferizajt, prej nga edhe vjen artisti.

Enca

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Për ndonjë rrahje a ndonjë kanosje jo, por për tjetër vepër, këngëtarja nga Shqipëria, Enca, u desh të përgjigjej para policisë shqiptare.

Në shtator, gjatë mesit të muajit, Policia e Tiranës kishte prangosur artisten e mirënjohur nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.

Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë - Enca nuk rikthehet në burg, do të hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
Lexo po ashtu Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë - Enca nuk rikthehet në burg, do të hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë

Lajmi bënte bujë gjithandej, pasi thuhej se Encës i ishin kapur 5 vazo ku kishte të mbjellur hashash.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo”, njoftoi policia shqiptare.

Kleviol Ahmeti

Cllevio (Foto: Instagram)

Probleme të panumërta pati gjatë 2023-ës reperi që “shpërtheu” dy vitet e fundit në tregun shqiptar, “Cllevio”.

Ky përveç se me muzikë, ishte aktiv edhe me “Beef-a”, duke u përplasur haptas përmes rrjeteve sociale me figura të njohura, kundërshtarë të zhanrrit të tij.

Problemet e mëhershme me reperin “Noizy”, artistin e kishin përndjekur edhe në vitin që lamë pas.

Disa kërcënime që ai i kishte bërë në Tiktok ndaj rivalit të tij kishin nxitur forcat e rendit në Shqipëri t’ia vinin prangat në Rinas.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, “Cllevio” dyshohej se kishte kërcënuar me vrasje Noizyn.
Sidoqoftë, për të, shoqërimi në stacion të policisë nuk ishte lajm, pasi që atë po e përjetonte për të disatën herë, marrë parasysh rastet e mëhershme me elemente të veprave penale ku ai ishte përfshirë.

Sinan Vllasaliu

Sinan Vllasaliu (Foto: Facebook)

Jo për ndonjë vepër të kryer gjatë 2023-tës, por përgjatë periudhave të mëhershme, Sinan Vllasaliu, këngëtar i mirënjohur dhe prezent që shumë vite në skenë, u përball me gjykatën për shmangie nga tatimi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro
Lexo po ashtu ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Në disa raste, seanca ndaj tij dështoi.

Buta

Buta (Foto: Instagram)

Për vete nuk kreu ndonjë vepër penale, por iu desh të përgjigjej për një të tillë nga vëllai i tij.

Buta u paraqit në gjykatë gjatë shtatorit në cilësinë e dëshmitarit për të folur për vrasjen që ndodhi në maj të 2022-ës, ku vëllai i tij Qëndrim Jonuzi, kishte privuar nga jeta, të ndjerin tanimë G.H.

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Buta kishte thënë se arsyeja e vrasjes nuk ishte djegia e veturës së këngëtarit, akt të cilin thuhej se e kishte kryer viktima G.H.

Buta dëshmon në gjykatë për rastin tragjik në Ferizaj: Të ndjerin e kisha shok, djegia e veturës nuk ishte motivi i vrasjes
Lexo po ashtu Buta dëshmon në gjykatë për rastin tragjik në Ferizaj: Të ndjerin e kisha shok, djegia e veturës nuk ishte motivi i vrasjes

“Të ndjerin G. e kam njohur, e kam pas shok, e kam marrë në koncertet e mia dhe e kam paguar, dy vitet e fundit i njëjti është ndje si i lënë pas dore nga ana ime. Fillimisht, ka qenë një rast ku i njëjti më ka kërkuar para për një rast të tij që e kishte në gjykatë, unë i pata kërku vendimin e gjykatës të cilin ai nuk ma ka dhënë dhe për këtë arsye nuk ia kam pas dhënë paratë. Sipas meje kjo ka qenë pikënisja ku i ndjeri G. më ka marrë inat, dhe kemi ftohur raportet tona”, tha më tej dëshmitari.

Sipas dëshmitarit Buta, kërcënimet nuk i kishin raportuar në Polici, pasi kishin frikë nga tashmë i ndjeri.

“Lidhur me kërcënimet që vinin nga ai ne nuk i kemi raportuar në Polici, pasi që kemi pasur frikë nga ai pasi që i njëjti na ka kërcënuar edhe me vdekje shumë herë”, rrëfente dëshmitari Buta.

Shënim: Të apostrofuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të plotfuqishëm të gjykatës.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori