LAJMI I FUNDIT:

FC Teo, fitues i turneut tradicional “Prishtina Tournament”

FC Teo, fitues i turneut tradicional “Prishtina Tournament”

Finalja e edicionit të tretë të turneut tashmë tradicional të Vitit të Ri në futsall “Prishtina Tournament”, zhvilluar mes FC Teo dhe FC Orienti Construction, u myll me fitoren e të parëve me rezultat 5-1.

Të dyja ekipe në radhët e veta kishin përfshirë lojtarët më të mirë nga ekipet e Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë në futsall.


Në fund, fitores iu gëzua ekipi FC Teo e drejtuar nga Pleurat Elshani që në radhët e veta kishte lojtarë si: Bajram Ramadani, Ramadan Alaj, Halim Selmani, Jeton Rukovci, Loni Maxharraj, Behar Topalli, Malush Qerimi, Melos Kelmendi dhe Arif Limani.

Trofeun për ekipin fitues e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Para ndeshjes finale Veteranët e Kosovës shënuan fitore ndaj Veteranëve të Prishtinës, me rezultat 3:2, ndeshje në të cilën u paraqitën emra të shquar të futbollit kosovar.

Në këtë turne janë nderuar edhe figurat e shquara të sportit, artit e kulturës, të cilët më nuk janë në mesin tonë si: Nexhmije Pagarusha, Adem Mikullovci, Leze Qena, Fadil Vokrri, Rasim Thaqi, Xhevat Qena, Burim Hatipi, Xhevdet Peci, Ibrahim Krajkova, Milaim Krasniqi, Muharrem Qena, Shefqet Sinani, Ibrahim Prapashtica, Ismet Bogujevci dhe Mehmet Fetahu Meksa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori