LAJMI I FUNDIT:

Milan mposht minimalisht Sassuolon dhe mbyll vitin 2023 me fitore

Milan mposht minimalisht Sassuolon dhe mbyll vitin 2023 me fitore

AC Milan ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sassuolos, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.

Milani dominoi në pjesën e parë, madje shënuan dy gola me anë të Ismael Bennacer (8’) dhe Rafael Leao (32’), por që të dy u anuluan për pozitë jashtë loje.


Christian Pulisic (59’) shënoi për 1-0 në atë që doli të ishte në fund goli i fitores për Rossonerët, pas asistimit fantastik të Ismael Bennacer.

Mysafirët nuk arritën që në ndonjë moment të ndeshjes të rrezikojnë portën e Maignan dhe kështu vendasit e mbyllën vitin 2023 me fitore.

Në këtë ndeshje për Sassuolon u paraqit edhe Nedim Bajrami i cili luajti rreth 65 minuta në këtë takim.

Milan kështu përforcon pozitën e tretë në tabelë dhe tani ka 36 pikë të grumbulluara, nëntë më pak se lideri i tabelës Interi, që ka 45 sosh.

Ndeshjen e parë për vitin 2024 Milani do ta luajë më datë 2 janar në kuadër të Kupës së Italisë ndaj Cagliarit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore