Volkswagen pritet të prezantojë modelin e ri elektrik ID.2 në vitin 2026, i cili thuhet të kapë vlerën e 25 mijë eurove.
Por, modeli i ri vjen me një ndryshim në ekranin me prekje, duke zbuluar se VW po e zëvendëson atë me buton fizik.
Kjo për faktin se, ekrani me prekje në Golf 8 dhe ID.3 elektrike, ka dëshmuar se nuk po pëlqehet shumë nga blerësit, gjë që e detyroi kompaninë të merrte një kthesë e t’i përgjigjej kritikave.
Megjithatë, ende nuk dihet se sa do të jenë të kënaqur tradicionalistët me modelet e reja, pasi opsionet e vetme nga VW në të ardhmen do të jenë vetëm ato elektrike.
Përveç butonit fizik, modeli i ri përfshin edhe teknologji dixhitale adaptive për imitimin e instrumenteve të modeluara sipas gjeneratës së parë të Golf-it dhe Beettle.
Me rrotullimin e çelësit, vozitësi mund të ndryshojë mënyrat e drejtimit të veturës, ku përfshihen modalitetet ID, Classic, dhe Retro, të cilat kthejnë emocionet e vjetra përmes dritave, odometrave, dhe një radioje të vjetër nga Beetle.
E vetmja pjesë digjitale mbetet ora nga Golf, duke e bërë këtë model një kombinim të shkëlqyer të modernitetit dhe nostalgjisë.
Adhuruesit e brendit gjerman po e vlerësojnë këtë inovacion, madje besojnë se ky hap do të jetë frymëzim edhe për prodhuesit e tjerë të veturave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Passat i ri filmohet në Nurburgring
Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911
Toyota shiti mbi 1.2 milion vetura të markës Corolla
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen