LAJMI I FUNDIT:

Faktori Jurgen Klopp mund të ndihmojë Liverpoolin të sfidojë Real Madridin për Mbappen

Faktori Jurgen Klopp mund të ndihmojë Liverpoolin të sfidojë Real Madridin për Mbappen

Real Madridi po përballet me një thirrje vendimtare lidhur me interesimin e tyre për transferimin e Kylian Mbappe në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos mbeten si favoritët kryesorë për të nënshkruar me kapitenin e Francës në vitin 2024 pas ndjekjes së tyre dyvjeçare për sulmuesin e Paris Saint-Germain.


Mbappe duket gjithnjë e me më shumë gjasa të largohet nga Parisi në muajt e ardhshëm, pavarësisht se ka një opsion për një zgjatje një vjeçare të kontratës.

Përditësimi i fundit nga Madridi tregon se ata do të kërkojnë të kontaktojnë me Mbappen në fillim të vitit 2024 dhe duan një përgjigje prej tij brenda dy javësh.

Real Madridi bën gati ofertën e re për Mbappen, kësaj radhe me një afat të caktuar
Lexo po ashtu Real Madridi bën gati ofertën e re për Mbappen, kësaj radhe me një afat të caktuar

Mbappes do t’i ofrohet një pagë neto prej 26 milionë euro në vit në Madrid – pothuajse dyfishi i shumës së kujtdo tjetër në skuadrën e Real Madridit – plus një bonus nënshkrimi prej 130 milionë euro.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediumit Talksport, Liverpooli mbetet në gjueti për Mbappen, me marrëdhënien e tyre të fortë me të një faktor kyç.

Jurgen Klopp është gjithashtu një tërheqje e rëndësishme e mundshme për Mbappen në Anfield, por Madridi është përpara tyre në negociata, me pronarët e Reds të pakënaqur për investimin e nevojshëm për të nënshkruar me Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Përfaqësueset
Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Përfaqësueset
Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar

Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Përfundon faza e grupeve në Copa Amerika, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Përfundon faza e grupeve në Copa Amerika, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Ndërkombëtare
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

UFC
Kalo në kategori