LAJMI I FUNDIT:

Rusia kryen sulme masive ajrore në Ukrainë, të paktën 18 të vdekur

Rusia kryen sulme masive ajrore në Ukrainë, të paktën 18 të vdekur

E plotësuar:  Shkon në 18 numri i të vdekurve

Forcat policore kombëtare të Ukrainës kanë konfirmuar se 18 persona janë vrarë në sulmet e fundit ruse.

Në një postim në Telegram, policia thotë se janë lënduar edhe 132 persona.

Rusia kryen sulme masive ajrore në Ukrainë, raportohet për një të vdekur


Që nga mbrëmja e kaluar, Ukraina po përjeton një sulm intensiv me raketa dhe dronë të kryer nga rusët.

Dhjetëra sulme me raketa u raportuan në Kiev, Odessa, Kharkiv, Lviv, Dnipro dhe Zaporozhzhia. Ky është sulmi më masiv në muajt e fundit dhe nuk po ndalet.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se mbrojtja kundërajrore në Kiev po funksionon dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.

“Banorët e rajonit të Kievit! Ka pasur një sulm me raketa! Forcat e mbrojtjes kundërajrore po operojnë në zonë. Ju ftojmë të mos filmoni ose postoni punën e mbrojtësve tanë në internet!”, tha administrata ushtarake e Oblastit të Kievit.

Transmetuesi publik shtetëror Suspilna raportoi se ushtimat e shpërthimit u dëgjuan në Zaporozhzhia ndërsa shpërthimi i dytë u dëgjua në Dnipro. Është raportuar se po digjet një nga qendrat tregtare dhe argëtuese në Dnipro.

Zelensky pas sulmit të fundit masiv rus: Përdorën të gjitha armët, hodhën 110 raketa
Lexo po ashtu Zelensky pas sulmit të fundit masiv rus: Përdorën të gjitha armët, hodhën 110 raketa

Raportimet flasin gjithashtu për sulme me dronë rusë në qytetin port të Odessa. Administrata Ushtarake Rajonale e Kharkiv tha se Rusia “ka kryer rreth 10 sulme në qytet”. Gjithashtu raportohet se një person u vra, tetë u plagosën në Kharkiv

Ndryshe, Kharkivi është rreth 40 kilometra nga kufiri me Rusinë, ndërsa Lviv ndodhet në perëndim të Ukrainës, rreth 70 kilometra nga kufiri polak. /Telegrafi/