Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF) ka mbajtur sot konferencën e parë për medie, në të cilën ka folur drejtori ekzekutiv Fehmi Mehmeti, ish-guvernator i BQK-së dhe ekspertët e këtij instituti Mejdi Bektashi dhe Medain Hashani.
Gjatë kësaj konference ata kanë dhënë rekomandime për ‘Prioritetet ekonomike të qeverisë për vitin 2024’.
Drejtori i IHEF-së, Fehmi Mehmeti, ka folur për zhvillimet ekonomike në vend dhe ka dhënë rekomandime se si duhet vepruar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se dy sfidat e Kosovës janë papunësia dhe deficiti tregtar.
Sipas tij, qeveria duhet të ftojë ekspertët dhe të merren me krijimin e një politike zhvillimore, duke përfshirë edhe ndërtimin e një zone ekonomike.
“IHEF synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e Kosovës përmes promovimit, analizës dhe aplikimit të ideve, zhvillimit të koncepteve dhe dijës. Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për ide dhe plane konkrete që do të jenë një mundësi më e mirë për institucionet, si ato publike ashtu edhe ato private. IHEF përbëhet nga hulumtues shkencorë dhe hulumtues të pavarur shkencorë. Situata jo e favorshme politike ka ndikuar që në Kosovë të tërheq vëmendjen e lidershipit politik nga ekonomia. Situata ekonomike momentale është pothuajse e pafavorshme për investitorët e huaj në mënyrë që të orientojnë investimet e tyre në Kosovë”, ka theksuar Mehmeti, duke shtuar se Kosova momentalisht është në një udhëkryq të papërshtatshëm në aspektin ekonomik.
Ai ka theksuar tutje se në bazë të të dhënave të cilat janë publikuar nga Banka Botërore, rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 ka qenë e planifikuar të jetë 3.5%, mirëpo në bazë të të dhënave të përditësuara në vitin 2023 ka një rritje ekonomike prej 3.7 % të GDP-së.
“Bilanci tregtar i Kosovës është një sfidë mjaftë e lartë e Kosovës. Nëse i kthehemi retrospektivës, ekonomia e Kosovës paraluftës dhe pasluftës asnjëherë nuk ka pasur bilanc tregtar pozitiv. Ndërsa njëri nga treguesit kryesor të zhvillimit ekonomik të një ekonomie nacionale është bilanci tregtar. Në vitin 2023 bilanci tregtar i Kosovës pritet të jetë mbi 4 miliard euro”, është shprehur Mehmeti.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë para vetës prioritete nga të cilat do të duhej të zgjidheshin problemet në ekonomi.
“Qeveria për të pasur zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike, nevojitet që qysh në fillim të formojë grupet punuese në nivel nacional të ekspertëve të ekonomisë që të krijojnë strategjinë e zhvillimit ekonomik në nivel nacional. Në kuadër të strategjisë së zhvillimit ekonomik, nevojitet që të parasheh politika zhvillimore në fushën e krijimit të kushteve për investitorët potencialë. Politikat zhvillimore duhet të jenë të fokusuara në tërheqjen e investimeve të huaja. Për të tërhequr investime të huaja nevojitet që të shpallet një zonë ekonomike në nivel nacional, e cila do ta orientojë buxhetin e shtetit në këtë zonë në mënyrë që investitorëve t’u krijohen kushtet e favorshme për të investuar në Kosovë”.
“Gjithashtu qeveria duhet të krijojë diplomacinë ekonomike, e cila do të ishte promotore kryesore e promovimit të zonës ekonomike tek investitorët e jashtëm për t’i informuar lidhur me kapacitetet të cilat i kanë për të investuar në Kosovë”, është shprehur ai.
Ndërkaq, Mejdi Bektashi ka thënë se duhet të kemi strategji të mirëfilltë zhvillimore ekonomike dhe jo të kemi një qasje orientuese,vetëm tek skemat sociale.
E Medain Hashani ka thënë se Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa nuk do të merret me politikë por do të dalë me rekomandime konkrete për të pasur zhvillim ekonomik në vend dhe për hapjen e mundësisë së gjenerimit të vendeve të reja të punës, duke theksuar se viti 2024 do të jetë vit sfidues për Kosovën.
Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa është themeluar së fundi nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe nga ekspertë të fushave të ndryshme.
Fushëveprimtaria e IHEF fokusohet në zhvillim ekonomik, social, avokim e lobim, integrime evropiane dhe komunikim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Kontribuoni në kampanjën për blerjen e furrës së qeramikës për Shkollën e Artit "Odhise Paskali" në Pejë
Qendra EDONI vjen me zbritje të mëdha në një shumëllojshmëri produktesh të kuzhinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë