Institucioni i martesës ka një rënie të vlerës dhe dobishmërisë.
Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Erion Dushin, sociologu Gëzim Tushe, duke renditur edhe arsyet që kanë sjellë në këtë krizë të familjes shqiptare. Sipas tij emancipimi i femrave solli probleme të mëdha, ndryshuan rregullat e prindërimit dhe martesa pësoi skarcitet
“Kjo është lidhur me lëvizjen studentore në 1968 në Francë, ky është guri i cakut që goditi martesën, autoritetin e familjes, shkollën dhe autoritetin e shtetit. Këto filluan të tronditen, goditi tabunë e virgjërisë, goditi autoritetin prindëror dhe të mësuesve. Është e lidhur edhe me emancipimin e femrës. 30 vjet më parë femra në Shqipëri dilte nga babai në duart e bashkëshortit në mënyrë që të garantonte riprodhimin por edhe ekzistencën e saj, se një pjesë e tyre kanë qenë të papuna. Emancipimi i femrave solli probleme të mëdha, ra numri i martesave, edhe femra kuptoi ekzistencën e saj. Kanë ndryshuar edhe parimet e prindërimit. I gjithë ky revolucion ka sjellë që martesa po pëson skarcitet të madh, të rinjtë i druhen martesës, jo vetëm për këto arsye, por edhe me varfërinë, emigracionin, papunësinë dhe faktorë të tjerë si xhelozia. Martesa jo në të gjitha rastet të bën të lumtur. Tregu i seksualitetit është liberalizuar”.
Rritja e nivelit kulturor të femrës sipas sociologut ka sjellë edhe ulje të lindshmërisë. Ndërsa 30 vjet më parë Shqipëria ka qenë vendi më i ri në Europë, Tushe thekson se aktualisht ka ritmet më të larta të plakjes së popullsisë.
“Individët e vetëmjaftueshëm që kanë para karrierë e sukses sidomos femrat i shmangen prindërimit ose martesës, ose sjellin një fëmijë “trofe” sa për të pasur një fëmijë. Është rritur niveli kulturor i femrës dhe pasoja e parë është ulja e numrit të fëmijëve. Adoleshentët urrejnë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Duhet t’i kuptojmë ata. Por prindërit duhet të shohin kohën e prindërimit, po kështu edh mësuesit, por unë them që ka një problem shumë të madh që profesioni i mësuesit nuk është vetëm për bukën e gojës. Fëmijët më shumë se mëkatarë janë viktima të këtij realiteti. 1.2 fëmijë për grua. Kemi ritmet më të larta të plakjes së popullsisë. Ia kalojmë edhe Italisë e Portugalisë. Mosha mesatare ne kemi 38.2 vjeç, ata e kanë e kanë 40.2. Në 1990 e kemi patur moshën 27 vjeç dhe kemi qenë vendi më i ri në Europë”.
Tushe thekson se ka një përmbysje të raportit prindër fëmijë, ndërsa e cilëson brezin e ri të fëmijëve më problematikun, për shkak sipas tij të shthurjes që kanë pësuar institucionet sociale si familja shteti dhe shkolla.
“Kemi nën proces përmbysjeje fëmijët po bëhën mbretër dhe prindërit shërbëtorë, ne atëherë na dhunonin prindërit kur t’u donte qejfi, po kështu edhe mësuesi. Në kohët e sotme raportet prindër-fëmijë janë vendosur në nivel horizontal, ai ashti vertikal është thyer. Këtyre fëmijëve po u plotësohen të gjitha kushtet edhe për shkak të konkurrencës e rivalitetit dhe kjo është e tmerrshme . Familja e shtresës së mesme diçka mbahet, por ata të varfër i vë ata në një stres shumë të madh. Kjo shoqëri edhe për rritjen e fëmijëve është tronditur. Ulja e moshës së aktivitetit seksual është një problem shumë i madh zgjerimi i bulizmit në shkolla burojnë nga edukimi i në familje. Ky është brezi që ka problem shumë të mëdha dhe ky brez po rikthen brezin e vitit ‘68 në Francë”./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë