LAJMI I FUNDIT:

Në lagjen Konjare të Kumanovës është vendosur një kryq gjigant

Në lagjen Konjare të Kumanovës është vendosur një kryq gjigant

Vendosja e kryqeve gjigande në vendbanimet e përziera etnikisht po vazhdon të shkaktojë reagime. Një kryq i tillë është vendosur në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në lagjen Kojnare të Kumanovës. Pas, këtij akti ka pasur disa reagime në rrjetet sociale.

Ish-këshilltari komunal, Osama Muadini ka ngritur pyetjen retorike për nevojën e vendosjes së këtij simboli fetar për njërit prej komuniteteve.


“E çka pat nevojë që ky kryq të vendoset në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në Kumanovë?! Kush e vendosi, në çfarë prone dhe me leje të kujt u vendos ky kryq? A ka dhënë leje Komuna për vendosjen e tij dhe me mjete të kujt është vendosë i njëjti?”, thotë Osama Muadini-Qytetar.

Këtë veprim e ka kundërshtuar edhe ish-ushtari i UÇK-së, Driton Iseni. Ai ka bërë thirrje që të sqarohet se kush prej këshilltarëve komunalë ka votuar pro këtij veprimi.

“Këshilltarët komunal llogari me na dhënë se kush e votoi dhe në cilën parcelë është. Kryetar sa i përket kërstave, vendosi edhe 50, nuk na pengojnë, por mos provoko se gabim e ke adresën. Sopoti dhe Dolno Kojnora a janë njëjtë a jo?”, thotë Driton Iseni-Qytetar.

Në këtë postim, Iseni ka përmendur rastin e muzeut të UÇK-së në Sopot, hapja e të cilit shkaktoi shumë reagime në komunitetin maqedonas.

Ndërkohë, vendosja e një kryqi të tillë gjigant në Kodrën e Diellit ka shkaktuar gjithashtu një përplasje të ashpër verbale ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas.

Ndërkohë, në Shkup, përveç kryqit me 80 metra të lartë në malin Vodno, do të ka 4 kryqe gjigant me nga 55 metra, një në qendër në lagjen Aerodrom, dhe tre tjerë nga të tre hyrjet në kryeqytet, në lindje, perëndim dhe veri. /Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori