Përveç në vendkalimet kufitare të Kosovës, fluks të madh të udhëtarëve ka edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Gjatë ditës së djeshme (e premte) janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11, 104 udhëtarë. Prej tyre 7, 905 udhëtare kanë ardhur në Kosovë dhe 3, 199 kanë udhëtuar jashtë vendit.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë se presin që në fundvite të arrijnë një shifër prej 3.4 milionë udhëtarësh.
“Ne kemi një trend të vazhdueshëm të rritjes së numrit të udhëtarëve. Gjatë sezonit të dimrit ky trend vërehet më së shumti me rastin e festave. Vetëm ditën e djeshme janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11,104 udhëtarë. Ndërsa në muajin dhjetor, deri me sot, janë procesuar 167,070 udhëtarë dhe 1,197 fluturime. Ne fundvit presim të arrijmë një shifër mbi 3.4 milionë udhëtarë”, ka deklaruar Gara, për tëvë1.info
Tutje, ajo tha se Zvicra mbetet njëri ndër destinacionet me numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK kundër shpërndarjes së Kuvendit, Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Autobusë të rinj nga janari dhe më shumë linja, Komuna e Prishtinës nis reformimin e sistemit të transportit publik
Paga mesatare neto në muajin mars ka qenë 40.496 denarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251