Shumë njerëz përdorin peceta të lagura çdo ditë duke besuar se ato do të pastrojnë më mirë se letra e zakonshme higjienike. Por, përpara se të zgjidhni pecetat e lagura, duhet të keni parasysh nëse janë të dëmshme për pjesën tuaj të pasme.
Ndërsa herë pas here mund të fshini në mënyrë të sigurt pjesën e poshtme me peceta antibakteriale, përdorimi i tepërt i pecetave të lagura, mund të mos i shërbejë shëndetit tuaj.
Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se pecetat e lagura mund t’i bllokojnë kanalet tuaja. Ndryshe nga letra higjienike, e cila prishet në ujë para dhe pas shpëlarjes, pecetat e lagura nuk prishen aq lehtë. Kjo është për shkak se ato janë bërë shpesh nga materiale sintetike dhe plastikë që nuk shpërbëhen në ujë – transmeton LiveStrong.
Largojnë bakteret e mira
Pecetat e lagura mund t’ju bëjnë të ndiheni më të pastër, por ato mund të jenë të dëmshme nëse zëvendësojnë plotësisht letrën higjienike. Sipas gastroenterologes Victoria Glass, kjo ndodh sepse pecetat e lagura mund të prishin mikrobiomën tuaj duke hequr bakteret e mira, duke lënë pas bakteret e këqija, të cilat mund të shkaktojnë skuqje, irritim dhe infeksione mykotike.
Me fjalë të tjera, ndërsa të rriturit mund të përdorin herë pas here peceta të lagura në vend të letrës higjienike, fshirja shumë e shpeshtë me to mund të varfërojë mikroorganizmat mbrojtës dhe t’u hapë rrugën problemeve të mundshme shëndetësore.
Mund ta irritojnë lëkurën
Sipas Dr. Nancy Chung, lëkura në zonën e vitheve mund të jetë e ndjeshme. Për këtë arsye, është mirë të shmangni ekspozimin e zonës ndaj aromave dhe kimikateve të panevojshme. Fatkeqësisht, shumë peceta përmbajnë kimikate, aroma dhe parfume, të cilat Dr Chung thotë se mund të çojnë në kruajtje, acarim dhe inflamacion. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Profesionet që lakmojnë meshkujt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?