LAJMI I FUNDIT:

Familjet e ushtarëve rusë thirrje Putinit: Shkoni në fushëbetejë dhe vdisni

Familjet e ushtarëve rusë thirrje Putinit: Shkoni në fushëbetejë dhe vdisni

Një grup nënash dhe bashkëshortesh të ushtarëve të mobilizuar rusë kanë publikuar një mesazh duke i bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të sjellë familjarët e tyre në shtëpi, shkruan Newsweek.

“Nuk ka më shpresë për ne rusët nën udhëheqjen tuaj… uluni në tryezën e bisedimeve. Le të jetojmë në paqe! Ose shkoni vetëm në fushëbetejë dhe vdisni atje”, i thanë ato Putinit.

“Ju nuk do të ndaleni derisa të vrisni të gjithë të rinjtë? A do të kaloni mirë duke pritur Vitin e Ri me të dashurit tuaj dhe një gotë shampanjë” shtojnë ato, transmeton Telegrafi.


Instituti për Studimin e Luftës vuri në dukje se dënimet publike të luftës nga anëtarët e grupit ka të ngjarë të shqetësojnë Kremlinin, pasi protesta të tilla mund të ndikojnë negativisht në fushatën presidenciale të Putinit në vitin 2024.

“Fushata presidenciale e Putinit thuhet se nuk do të përqendrohet në luftën në Ukrainë, e Kremlini ka të ngjarë të shohë të afërmit e personelit të mobilizuar si një grup shoqëror që mund të përbëjë një nga kërcënimet më të mëdha për fushatën e tij”, shkroi ISW.

Grupi publikoi gjithashtu një video që dyshohet se tregon një ushtar rus në Ukrainë. Ushtari dyshohet se kritikoi Putinin që nuk i lejoi ushtarët të merrnin leje.

“Nuk ka asnjë shpresë, nuk ka asnjë shenjë se djemtë tanë të mobilizuar do të kthehen në shtëpi në një të ardhme të parashikueshme”, tha ushtari rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Kalo në kategori