Ndër këshillat për takimet e para në rrjetet sociale, në disa video të shpërndara janë edhe pyetjet që nuk duhet t’i bëni.
Vajzat në TikTok shpesh ndajnë këshilla për takime dhe në këtë rrjet hashtagu “dating tips” (“këshilla për takime”) ka mbledhur disa miliona shikime.
Kështu, në një sërë videosh, bien në sy ato në të cilat rendisin se çfarë nuk duhet bërë në takimin e parë me partnerin e mundshëm dhe sidomos çfarë nuk duhet t’i pyetni femrat.
Në vijim janë disa nga pyetjet që nuk duhen bërë:
Mos bëni asnjë pyetje që ka për përgjigje një numër – Kjo përfshin moshën, sa qira paguajnë dhe sa kohë kanë qenë në punën e tyre aktuale. Mos pyet sa para fiton, sa shpesh shkon në palestër, apo sa fëmijë mund të dëshirojë një ditë. Nuk është e nevojshme të kuantifikohet asgjë në takimin e parë.
Mos pyetni pse është i/e apasionuar pas gjërave që do – Nëse nuk e kuptoni këndvështrimin, pyetja vetëm do ta theksojë pabarazinë. Në vend të kësaj, përqendrohuni në atë që keni të përbashkët. Pasi të njiheni më mirë me njëri-tjetrin, do të jetë më e lehtë të shpjegoni këndvështrimin tuaj.
Mos pyetni për përvojat e tyre të fundit në takime – Asgjë nuk është më e vështirë në takimin e parë sesa t’i përgjigjesh pyetjes: “Kur ishte takimi juaj i fundit?”. Ju vetëm mund ta bëni palën tjetër të mos ndihet rehat.
Mos pyetni asgjë për lidhjet e kaluara – “Sa ka zgjatur lidhja juaj më e gjatë?” ose “A keni dalë ndonjëherë më ndonjë më të ri/më të moshuar?” – nuk është koha për t’i bërë këto pyetje që në takimin e parë.
Mos pyetni për arsimimin – Pyetje të tilla do të bëjnë të duket sikur jeni duke intervistuar për një punë dhe në të njëjtën kohë po përpiqeni të përcaktoni vlerën e palës tjetër në varësi të nivelit të arsimimit ose asaj që bëjnë prindërit e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa lindje me operacion mund të ketë një grua?
Pse partneri juaj ka qejf t’i shikojë femrat tjera?
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Bebet, shpjegimi për gjumin e tyre të trazuar gjatë natës
Hailey e bëri sërish! Modelja vendosi një trend të ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë