LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Luton Town pësoi sulm në zemër, klubi jep detajet e fundit

Kapiteni i Luton Town pësoi sulm në zemër, klubi jep detajet e fundit

Kapiteni i Luton Town, Tom Lockyer, u rrëzua papritmas në fushë pa ndjenja në duelin ndaj Bournemouth sot (e shtunë) në Ligën Premier.

Dueli mes këtyre dy skuadrave u ndërpre në minutën e 65-të dhe deri në atë moment rezultati ishte i barabartë 1-1 me golat e shënuar nga Elijah Adebayo dhe Dominic Solanke.

Gjyqtari kryesor i takimit vendosi që dy skuadrat të shkojnë në drejtim të zhveshtoreve dhe dueli përfundimisht nuk u zhvillua më.


Pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Luton Toën doli me një njoftim zyrtar  në rrjetet sociale duke dhënë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të Lockyer.

“Stafi ynë mjekësor kanë konfirmuar se kapiteni ka pësuar një arrest kardiak në fushë, por ishte i vetëdijshëm gjatë kohës sa u largua me barelë. Ai ka marrë trajtimin e mëtejshëm brenda stadiumit, për të cilin ne i falenderojmë edhe një herë tjetër ekipet mjekësore nga të dy skuadrat”.

“Tom u transferua në spital, ku ne mund të sigurojmë tifozët se ai është në gjendje stabile dhe momentalisht po i nënshtrohet testeve të mëtejshme me familjen pranë tij”.

Moment frike dhe paniku në Angli: Kapiteni i Luton Town rrëzohet pa ndjenja në fushë
Lexo po ashtu Moment frike dhe paniku në Angli: Kapiteni i Luton Town rrëzohet pa ndjenja në fushë

“Ne dëshirojmë të falenderojmë të gjithë për mbështetjen, shqetësimin dhe mesazhet e tyre të dashura për Lockyer”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.

Përndryshe, kjo nuk ishte hera e parë që Lockyer ka probleme shëndetësore në fushë, pasi që edhe më herët kishte pësuar sulm në zemër në sfidën ndaj Coventry City disa vite më parë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Zbulohet premtimi që Hansi Flick i ka dhënë Ansu Fatit

Zbulohet premtimi që Hansi Flick i ka dhënë Ansu Fatit

La Liga
Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI - medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024

Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI - medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024

Xhudo
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
SHBA-të e nisin fuqishëm në Paris, mposhti bindshëm Serbinë

SHBA-të e nisin fuqishëm në Paris, mposhti bindshëm Serbinë

Sport
Kalo në kategori