LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Prindërit kërkojnë respektimin e ligjit nga ana e ministrit të arsimit

E Majta: Prindërit kërkojnë respektimin e ligjit nga ana e ministrit të arsimit

Banorët e Çashkës kanë shfaqur zemërim kundër veprimeve arbitrarë të Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili është akuzuar për shkelje të ligjit në emërimin e drejtoreshës ekzekutive Elena Nikolova në shkollën komunale, kanë thënë nga e Majta.

“Në SH.F.K“Todor Janev”, në lagjen Çashkë, komuna e Çashkës, është formuar paralelja në klasën e parë, pa u regjistruar nxënës në pajtim me nenin 60 të Ligjit për arsimin bazë. Në të njëjtën kohë, nuk është respektuar as rizonimi. Prindërit e nxënësve të regjistruar nuk kanë adresë banimi në lagjen Çashkë.


Paralelja është formuar vetëm me gjashtë nxënës dhe atë në gjuhën shqipe, e cila është në kundërshtim me Statutin e shkollës! Në fshatin Jabolçishtë i sipërm të Komunës së Çashkës funksionon institucioni arsimor SH.F.K “Lirija” në të cilin mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën mësimore shqipe. Përkundër shkeljeve të dukshme dhe të rënda të Ligjit për Arsimin Themelor, policia në vend që të mbronte ligjin, ka mbrojtur drejtoreshën Elena Nikolova, e cila është ulur në vendin e saj të punës me shoqërim policor, prej urdhër të ministrit Jeton Shaqiri, ajo vazhdon të shkelë ligjin”, kanë reaguar nga e Majta.

E Majta shprehin mbështetjen e tyre ndaj prindërve të revoltuar dhe i bëjnë thirrje Inspektoratit Shtetëror të ndërhyjë për të siguruar respektimin e ligjit dhe të nisë procedurat për shkeljet e bëra. Ata akuzojnë Ministrin Shaqiri për paaftësi në menaxhimin e çështjeve arsimore dhe kërkojnë një përgjegjësi të menjëhershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Drejtësi
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Lajme
Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera

Siguri
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Siguri
Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Lajme
Kalo në kategori