Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Fatlum Berisha ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Tik Tok.
Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”. Njëherësh, thuhet se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme.
“I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura
Zgjerohet gjeografia e takimeve dhe e mbështetjes së shqiptarëve për Marco Salihun: Parma thotë Po të fortë për kandidaturën e tij
U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251