Në një mbrëmje të mbushur me kulturë dhe refleksion, gazetari dhe autori i njohur Blendi Fevziu erdhi në Prishtinë për të promovuar librin e tij më të ri, “Takimet e mia me…” në Librarinë “Dukagjini”.
Në një përurim që solli së bashku shumë të ftuar nga fusha të ndryshme, Fevziu ndau detaje rreth veprimtarisë së tij më të fundit fundit letrare, e cila vë në pah përvojën e tij me personalitete të shquara kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare.
Libri i Fevziut është një koleksion i bisedave dhe përvojave me njerëz që kanë lënë gjurmë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare. Përtej jetës profesionale të gazetarit, ai sjell një dimension më njerëzor të personazheve që janë formësuar nga realiteti shqiptar.
Gjatë një interviste të shkurtër për Telegrafin, të zhvilluar në margjinat e premierës së librit, Blendi Fevziu theksoi rëndësinë e veprës së tij:
“Është një pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve. Është një pjesë e rëndësishme e personazheve që kanë ndikuar në jetën e tyre në Kosovë, apo Shqipëri. Janë personazhe me të cilët ata kanë jetuar ose në një farë mënyre kanë ndikuar jetën e tyre kur kanë qenë më të rinj apo edhe tani. Kështu që është një shikim më njerëzor i këtyre personazheve”, tha autori i emisionit “Opinion”.
Përmes “Nga takimet e mia me…”, lexuesit kanë mundësi të zbulojnë histori personale dhe të ndërtojnë një lidhje më të thellë me figura që ndoshta i njohin vetëm përmes ekranit ose faqeve të gazetave. Ky libër synon të jetë një urë midis publikut dhe atyre që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme në shoqërinë shqiptare, duke i sjellë këta të fundit më afër me anë të rrëfimeve dhe përvojave të përbashkëta.
“Faqet e këtij libri janë një dëshmi e kohës në të cilën jetojmë dhe një hulumtim i thellë i një periudhe tranzicioni, ku personalitetet kombëtare u bënë dëshmitarë, por edhe aktorë të ndryshimeve të mëdha”, shtoi Fevziu.
Në një kohë kur historitë personale dhe ato kolektive janë më të rëndësishme se kurrë, “Nga takimet e mia me…” vjen si një kontribut i çmuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në kuptimin e gjurmëve që shumë individë të çmuar lanë në rrugëtimin e një kombi. /Telegrafi/
Libri “Takimet e mia me…” i autorit Blendi Fevziu, është i disponueshëm nga tani në të gjitha pikat e shitjes së Librarisë “Dukagjini”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron