LAJMI I FUNDIT:

Hasani për draftin e Asociaiconit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria

Hasani për draftin e Asociaiconit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në Kushtetuese drafti për Asociacionin mund të dërgohet vetëm nga Qeveria.

Hasani përmes një reagimi në “Debat Plus”, tha se dërgimi i draftit në Kushtetuese është detyrim sipas aktgjykimit të vitit 2015.

“Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të dërgohet nga askush pos nga Qeveria. Ky është detyrim kushtetues sipas Aktgjykimit të vitit 2015”, tha Hasani.


Ndryshe para dy muajsh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe një draft të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Bruksel, mirëpo pala serbe nuk ka qenë e interesuar për diçka të tillë.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e draftit.

Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në disa raste në një vijë me Serbinë
Lexo po ashtu Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në disa raste në një vijë me Serbinë

“Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, kishte thënë Kurti.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Se drafti për Asociacionin duhet të dërgohet në Kushtetuese, është shprehur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në disa deklarata të tij ai ka ritheksuar se vlerësimin e fundit duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori