LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në disa raste në një vijë me Serbinë

Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në disa raste në një vijë me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se Qeveria nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit, por është pajtuar që ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Bislimi akuzoi opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit. Madje, ai ka thënë se ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë.


“Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht… “, tha ai.

Bislimi në një intervistë për televizionin publik, tha se Qeveria në asnjë rast nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit”

“Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.

I pyetur nëse në draftin e dorëzuar nga emisarët përmendet Rezoluta 1244 dhe pse duhej të përmendej ajo, Bislimi është shprehur se “diku në draft përmendet”.

“Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë. Por, nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë, por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi.

Ai ka deklaruar se hapat drejt krijimit të Asociacionit do të vijnë vetëm pasi të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për draft-statutin e hartuar nga shtetet perëndimore si dhe veprimeve të Serbisë drejt njohjes de-facto.

“Është faza e tretë ku Qeveria pas vendimit eventual pozitiv ose modifikimeve të Gjykatës Kushtetuese nxjerr dekretin e saj dhe pasojnë veprimet e tjera të Serbisë – në atë moment kur garantohet plotësimi i të gjitha elementeve të njohjes de-facto, atëherë mund të nisë veprimi për krijimin e Asociacionit”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai ka thënë se autorët e Asociacionit kanë potencuar se ajo do të jetë në respektim të plotë të kushtetutshmërisë së vendit.

“Ne mendojmë që autorët kanë pasur kujdes për provizionet e Gjykatës sonë Kushtetuese, por kjo s’është garanci që nuk është huq diku. Por për atë është filteri i Gjykatës që të sigurohemi që nuk ka zbrazëtira kushtetuese brenda saj”, ka thënë tutje ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori