LAJMI I FUNDIT:

Dogana dhe ATK-ja me aksion në Prishtinë, kontrollohen bizneset e fishekzjarreve

Dogana dhe ATK-ja me aksion në Prishtinë, kontrollohen bizneset e fishekzjarreve

Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion këtë të mërkurë.

Gjatë këtij aksioni i cili po zhvillohet në pesë lokacione në Prishtinë, janë duke u kontrolluar bizneset të cilat merren me importimin e fishekzjarreve.


Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Aksioni po vazhdon ende. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai. /Telegrafi/