LAJMI I FUNDIT:

Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës

Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e linjës së ashpër që e ka bërë shumë të vështirë për komunitetin ndërkombëtar ta mbështes Izraelin në luftën kundër Hamasit.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha ai gjatë një mbledhjeje fondesh për fushatën në Uashington, duke shtuar se qeveria “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete” – rrugë të cilën po e mbështet Uashingtoni pas përfundimit të luftës mes Hamasit dhe izraelitëve.

Izraelitët lokalizojnë të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të IDF-së, goditen me raketë – publikohen pamjet e këtij aksioni
Lexo po ashtu Izraelitët lokalizojnë të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të IDF-së, goditen me raketë – publikohen pamjet e këtij aksioni

Biden ka thënë më parë se qeveria e Netanyahut përfshin disa nga anëtarët “më ekstremë” që ai ka parë ndonjëherë, por deri më tani nuk ka shkuar aq larg sa të bëjë thirrje për një ndryshim në përbërjen e koalicionit të Izraelit, raporton thetimesofisrael.


Partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz ra dakord të bashkohej me qeverinë menjëherë pas shpërthimit të luftës, por mbeten jashtë partitë e ekstremit të djathtë, Otzma Yehudit dhe Zionizmi Fetar. Asnjëra nuk ka përfaqësues në kabinetin e nivelit të lartë të luftës, por fraksionet ruajnë ndikim të rëndësishëm në vendimet e qeverisë.

“Netanyahu është një mik i mirë, por unë besoj se ai duhet të ndryshojë”, pohoi lideri amerikan gjatë ngjarjes së organizuar nga Less Rosenberg, ish-president i AIPAC.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje” në mbarë botën, tha Biden dhe shtoi, “Bibi ka një vendim të vështirë për të marrë”.

"Janë shqetësuese": SHBA reagon ndaj pamjeve ku shihen burrat palestinezë duke u rrahur dhe me sy 'të lidhur'
Lexo po ashtu "Janë shqetësuese": SHBA reagon ndaj pamjeve ku shihen burrat palestinezë duke u rrahur dhe me sy 'të lidhur'

Mbrëmë, Biden përsëriti se Netanyahu është një mik i dashur, por se ai nuk pajtohet me politikat e tij.

Biden thotë se kryeministri izraelit “nuk mund të përjashtojë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen”.

Ndryshe, Netanyahu sot dyfishoi retorikën kundër lejimit të kthimit të Autoritetit Palestinez në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori