Në të gjithë SHBA-në – dhe jo vetëm – trenat u bien borive para vendkalimeve dhe kjo nuk është rastësi.
Sipas Administratës Federale të Hekurudhave të Departamentit të Transportit të SHBA-së, inxhinierët e lokomotivës duhet të fillojnë t’i bien borive të trenit të paktën 15-20 sekonda përpara se të arrijnë në vendkalime publike.
Ky veprim ka për qëllim të paralajmërojë shoferët dhe këmbësorët për parakalimin e trenit, në mënyrë që të shmangen dëmet dhe incidentet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas BNSF Railway, boria e trenit duhet të bie në disa raste:
1.Kur një automjet, person, ose kafshë, të jetë në afërsi dhe ekuipazhi vendos se është e nevojshme të japë një paralajmërim
2.Kur punëtorët e Departamentit të Transportit apo të ndërtimit të jenë afër
3.Në raste tjera emergjente
Por në disa raste, trenit ligjërisht nuk i lejohet t’i bie borisë, dhe ato quhen “Zona të qeta”.
Këto zona janë pjesë e linjave të gjata hekurudhore, të cilat përmbajnë një ose më shumë vendkalime të njëpasnjëshme publike, dhe ku boritë e trenit nuk bien në mënyrë rutinore kur treni i afrohet vendkalimeve.
Në këtë drejtim, ekzistojnë disa “zona të qeta” dhe ndër to janë edhe ato zona ku boria nuk dëgjohet vetëm gjatë një pjese të ditës, zakonisht midis orëve 22:00 dhe 07:00 të mëngjesit; si dhe zonat ku boria nuk dëgjohet fare për 24 orë.
Një faktor tjetër që duhet të merret parasysh është edhe intensiteti i zhurmës së borive, i cili mund të arrijë 96-110 decibel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251