Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë
![Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot-2023-12-09-220323-780x439.jpg)
Një gjyqtar raportohet se e ka goditur me thikë një futbollist gjatë një ndeshje të grupmoshave në Argjentinë, në një përleshje që bëri që lojtari të shkojë në spital me një mushkëri të shpuar.
Gjyqtari Remigio Armoa raportohet se është arrestuar pasi ka goditur me thikë një lojtar gjatë një ndeshje në provincën e Misiones.
Ky incident tragjik ka ndodhur pas një përleshjeje që ndodhi mes lojtarëve të të dyja ekipeve, duke përfshirë edhe gjyqtarin.
Armoa më pas e nxori thikën dhe goditi njërin prej lojtarëve në gjoks. Viktima u rrëzua në fushë dhe më pas u nxor nga fusha me ndihmën e bashkëlojtarëve.
🚨 Shocking footage has emerged of 62-year-old amateur referee Remigio Armoa pulling out a knife and stabbing a player pic.twitter.com/OdikKzZz1b
— Mail Sport (@MailSport) December 9, 2023
Viktima, i identifikuar si Kevin A. nga mediat lokale, pësoi një shpim në mushkëri si pasojë e këtij sulmi.
Sidoqoftë, falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor ai tanimë është jashtë rrezikut për jetë. Imazhet e publikuara më vonë treguan atë duke vazhduar procesin e rikuperimit në spital, me një fashë në anën e majtë të gjoksit.
“Kevin është mrekullisht gjallë. Për familjen, është një moment mjaft delikat pasi ai është Messi i familjes. Ai është një djalosh që e ka dhuratë nga Zoti talentin për futboll”, ka thënë xhaxhai i tij.
Armoa u përpoq të ikte, por më vonë u kap nga policia lokale, e cila gjeti edhe thikën e përdorur gjatë kryerjes së aktit.
Aktualisht policia argjentinase po heton rastin, ndërkohë lojtari po vazhdon rikuperimin e tij nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/franca-7-380x233.jpg)
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike
![Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kevinn-380x233.jpg)
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij
![Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/slot-2-380x233.jpg)
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro
![Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/nicoo-380x233.jpg)
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë
![Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/endrickii-380x233.jpg)
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit
![Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mouuuu-380x233.jpg)
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë